Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këshilla dhe bojkotimi i atyre që përfolin udhëheqësit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Njërin prej shokëve të mi e kam këshilluar në lidhje me përfoljen ndaj udhëheqësit të myslimanëve, kurse ai më ka bojkotuar mu për këtë shkak!

Njëherë prej herësh kur e takova e përshendeta me selam ndërsa ai nuk ma ktheu selamin. Pas kësaj, edhe unë e bojkotova atë, ndërsa unë pyes se a jam mëkatar për këtë veprim (për bojkotin ndaj tij)?”

Përgjigje: ”Ai është prej Hauarixhëve. Dhe metodologjia e tillë është metodologji e Hauarixhëve. Allahu na ruajttë! Nuk është e lejuar për të që të veproj kështu (përfoljen ndaj udhëheqësve). Udhëheqësit kanë të drejtat e tyre. A mund të jetoni pa pasur udhëheqës?

A mund njeriu të fle i qetë në shtëpi e të dal qoftë edhe në treg pa pasur prijës të shtetit? Ekzistimi i tyre është i patjetërsueshëm dhe nuk ka mundësi që të mbetemi pa ta. Ne duhet që të lutemi për ta, duhet t’i ndihmojmë atyre e t’u bindemi përveç nëse na urdhërojnë diçka që është mëkat ndaj Allahut. Por nuk është e lejuar që të përfolen apo të përqeshen në mesin e njerëzve! Veprimet e tilla janë veprime të Hauarixhëve, të cilët janë luftuar nga sahabët. Dhe janë luftuar sepse ata bëjnë çrregullime në tokë.

Si do që të jetë; ti ke vepruar drejtë edhe kur e ke këshilluar edhe kur e ke bojkotuar pasi që nuk e ka pranuar këshillën. Mirëpo kjo nuk mjafton, ngase ti je i obliguar që të paralajmërosh njerëzit prej tij dhe t’i tregosh atyre se kush është në të vërtetë ai. Jo vetëm për të por edhe për ata që janë të njëjtë sikurse ai në mënyrë që njerëzit të ruhen prej tyre.”

Shpërndaje: