Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Shpesh këshillohen prindërit në lidhje me bijtë e tyre se ata duhet ti ndalojnë nga të shoqëruarit me shoqëri të keqe. Megjithatë, ne nuk kemi dëgjuar askënd të këshillojë prinderit për vajzat e tyre dhe gabimet e tyre në lidhje me telefonat celulare dhe gjëra të tjera.”
Përgjigje: “Kjo është një pyetje e mirë dhe një kujtesë e rëndësishme, që ne të mos përqendrohemi vetëm tek djemt. Ato dalin dhe studijojnë dhe dalin nepër qendër tregtare. Në fakt, ato dalin më shumë se da djemt. Kur djemët flejnë për shkak të lodhjes, vajzat nuk flejnë. Ato janë të etura per të dalur. Shejtani ia zbukuron asaj dhe e shtynë për të dalur. Ajo ka më shumë të drejtë që të mbrohet, të këshillohet dhe të përmirësohet. Ajo është një sprovë më e madhe se sa e djemve. Kështu që duhet t’i kushtohet vëmendje vajzave. Kujdestari i tyre, duhet të kujdeset për to dhe t’i kontrollojë e të shoh çfarë po ndodhë me to. Ato janë në rrezik më të madh sidomos në ditët e sotme kur përzierja mes gjinive është gjithnjë e më e madhe. Sprova është më e rrezikshme dhe rreziku është më i madhë. Kujdestari i tyre duhet të jetë shumë i vëmendshëm me to.
Një vajzë e prishur, shkatërron familjën dhe të gjithë shtëpinë. Një vajzë e tillë humb tërë vlerën e saj në shoqëri. Kjo është një vdekje që është më e keqe sesa vdekja që vjen pas jetës. Vdekje që shuan dinjitetin, drojën, fenë dhe karakterin. Andaj, kujdestari duhet të kërkojë ndihmën e Allahut dhe të jet këmbngulës e të kujdeset për të, derisa ajo ta martojë me një person të mirë. Pra ai është përgjegjës për të.”