Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këshilla e Shejkh Hasan el-Bennës për Fauaz el-Medkhali

Shejkh Hasan Abdul-Vehab el-Benna

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=JwW6wrI3RXA&t=3s

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, tërë hamdi i përket Allahut, selamet dhe salavatet qofshin mbi të dërguarin e Allahut.

Dhe pastaj:

Kjo është një këshillë dhe një sqarim në lidhje me çështjen e vëllait Fauaz el-Medkhali – Allahu e udhëzoftë, i dhuroftë sukses në pranimin e së vërtetës dhe të vepruarit sipas saj!

Ai i ka shtuar kritikat e tij kundër Meshajikhëve nga pasuesit e Sunnetit këtu në Egjipt dhe në vende të tjera në trojet Islame.

Po i referohem posaçërisht Shejkhut të virtytshëm, doktorit Muhammed ibn Said Raslan dhe Shejkhut të virtytshëm dhe Mufasir-it Adil es-Sejjid.

Ata janë prej pasuesve të vërtetë të Sunnetit, të cilët janë të bazuar në dije.

Përpjekjet e tyre për përhapjen e Sunnetit, mësimin e monoteizmit të vërtetë Islam (Teuhidit) dhe metodologjia e tyre e saktë janë fare mirë të njohura për të gjithë.

Mendoj që paraprirja jote ndaj dijetarëve më të mëdhenj në shumë çështje është shumë e rrezikshme dhe prish unitetin e Selefëve.

Unë të këshilloj që të preokuposh veten tënde me dije të dobishme dhe të mos e preokuposh vetën me gjëra dhe shaka, dhe të mos i përhapësh këto gjëra te kërkuesit e dijes.

Kjo nuk është as e dobishme dhe as nuk i përket një nxënësi të dijes.

Sepse është e detyrueshme që nxënësi i dijes të ketë karakteristika specifike.

Kjo është këshilla ime vëllazërore për ty që të përmbahesh nga sulmi i pasuesve të Sunnetit, veçanërisht pasi që pasuesit e Sunnetit janë të paktë në këtë kohë.

Është e detyrueshme për ne që ta ruajmë këtë gradë të unitetit të Selefit sipas Kuranit, Sunnetit dhe që t’i kthehemi të kuptuarit të Selefëve dhe sidomos sahabëve (radijAllahu anhum).

Është obligim mbi ty që të tërhiqesh nga fitnet (sprovat) dhe të mos i kërkosh (fitnet) sprovat, sepse kushdo që i kërkon ato, do t’i gjejë ato siç është vërtetuar nga profeti ynë .

Selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi profetin tonë, mbi familjen dhe mbi sahabët e tij.

Kjo këshillë u shkrua nga Hasan ibn Abdul-Vehab ibn Marzuuk el-Benna, thirrës Selefi në republikën arabe të Egjiptit, e hënë 28 e Rabi ul-Auuel viti 1441, që përkon me 25 nëntor 2019.


Shikoje videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=Y_MgjUH8HM8&feature=youtu.be

Shpërndaje: