Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këshilla martesore për ata që janë të martuar më me shumë se një grua

Imam Salih bin Sad es-Suhejmi 

Burimi: http://youtu.be/kjvRpPgbNKM

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Jam i martuar me dy gra. Problemi qëndron se, kur gruaja e parë kishte kuptuar se po martohem me gruan e dytë, më shpalli luftë. Unë nuk dua të shkurorëzoj gruan e parë. Çfarë duhet të veproj?”

Përgjigje: “Së pari, Allahu të shpërbleftë me të mira, sepse ti po e jetëson një prej suneteve, të cilin njerëzit kan filluar ta harrojnë. Mirëpo më duhet të këshilloj ty dhe të tjerët që dëshirojnë praktikën e këtij Sunneti.

1.Ti duhet të jesh i përgaditur në të gjitha aspektet; si në anën e pasurisë, trupore, shpirtërore, të sigurosh vendbanim për ato, etj.. Jemi të vetëdijshëm, se në këto kohëra, gjemi vështirësi të ndryshme. Në kohën e baballarëve tanë, nëse ndokush ishte i martuar më me shumë se një grua, që të gjitha banonin në një shëpi të vetme. Më kujtohen gratë e babait tim –Allahu e mëshiroftë-, ishin në një dhomë dhe unë isha i vogël. Nuk kishim asnjë dhomë pos saj. Për të spjeguar më mirë, kishim një kuzhinë, një dhomë dhe një banjo. Babai im vdiq –Allahu e mëshiroftë-, dhe ne nuk kishte më shumë se kaq.

Të nderuar vëllezër. Duhet patur kujdes të madhë kur bën përzgjedhjen e gruas.

Gjëja tjetër: burri duhet të ketë fuçinë e ndarjes së drejtësisë, e të menaxhoj situatat e ndryshme. Martesa më me shumë se një grua, nuk është diçka e lehtë. Me këtë nuk dua që t’i largoj njerëzit nga ky veprim. Përkundrazi; është gjë e lehtë për atë që Allahu ia lehtëson, duke i marrur shkaqet që një gjë të jetë e tillë.Pastaj,disa njerëz kur janë martuar me gruan e dytë, kanë përdorur rrugë që i kanë dëmtuar dhe i kanë prishur martesën e mëhershme. Janë martuar duke mos e ditur gruaja tjetër.Ti mund të mos i tregosh gruas së parë (për interesimin tënd për t’u martuar), derisa të mos ndodh kurorëzimi, për shkak të frikës, që gruaja e parë mund të shkaktoj probleme. Mirëpo pasi të kurorëzohesh, rregulloj çështjet dhe tregoj edhe asaj për vendimin tënd.

2.Përmbahu rrugës së mirë e të pastër në drejtim të gruas së parë. Duke e bërë atë të ndjehet e nderuar, e rrespektuar dhe e dashuruar nga ana jote. Nëse futesh në shtëpinë e njërës prej tyre, mos fol për gjërat që ndodhin në shtëpinë e tjetrës. Kur ti futesh në shtëpi, bëhu sikurse ti jeton vetëm në atë shtëpi. Bëhu i drejtë në mes tyre, sepse drejtësia është shumë me rëndësi. Rregulloj gjërat në mënyrën e duhur. Bëhu i butë me to. Kur të flasësh me ndonjërën prej tyre, të jesh shumë i butë.Ndërsa ti, shko tek gruaja jote e parë, për të cilën thua se ‘’të ka shpallur luftë’’. Siguroj asaj paqen në mes jush. Sillu butësisht me të. Bëj ndonjë dhuratë. Afrohu te ajo me fjalë të mira. Bëje që të ndjehet se dashuria ndaj saj, nuk ka ndryshuar aspak, e gjëra të tjera.

Mundohu, kërko ndihmë nga Allahu, pastaj edhe përmes familjes së saj, apo nga ata që mund të ndihmojnë në përmirësimin e mardhënieve tuaja. Kërko nga ata që ta bindin atë se ai është i njëjti, çdogjë është në rregull dhe asgjë nuk ka të keqe në këtë. Por mos harro, se kryesorja është që ti të jesh i drejtë me atë. E pastaj mbështetu në Allahun e Lartësuar. E pastaj mbështetu në Allahun e Lartësuar. Nëse njëra kërkon që ta bëshe divorc tjetrën mos e bëj! Ke kujdes që të punosh me kërkesën e gruas së parë apo të dytës (nëse kërkesat e tyre janë kundër njëra-tjetrës). Nëse e sheh se gjërat nuk shkojnë siç duhet, atëherë duhet t’i ndash nga vendbanimi i njëjt. Bëje që të jetojnë në anët e kundërta të shtëpisë, apo gjeje ndonjë mënyrë që ato të mos ken frekuentime me njëra tjetrën. Mundohu në këtë drejtim, duke përdorur rrugët e sheriatit dhe shpreso me që me lejen e Allahut gjërat do të rregullohen. Besoj që, do të dukesh edhe kah zyrja ime, që të kemi këshilla dhe rekomandime të veçanta. Apo… eja nesër apo pasnesër me lejen e Allahut.”

Shpërndaje: