Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këshilla për gruan e cila shikon seriale

Alameh Abdullah el-Gudejjan

Burimi: http://af.org.sa/page.php?pg=fatwa_desc&;;f_id=994

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëna ime shikon seriale në televizion. Çka e këshilloni atë?

Përgjigje: Këtu nevojitet këshilla. Ndalo serialet në shtëpinë tënde! Ndalo mjetet të cilat fusin seriale në shtëpinë tënde.

Profeti ka thënë:

“Secili prej jush është bari dhe përgjegjës për kopenë e tij. Prijësi i popullit është bari dhe përgjegjës për kopenë e tij.”

Transmeton Bukhari (7138) dhe Muslimi (1829).

Ai e ceki se burri është bari në shtëpinë e tij dhe është përgjegjës për tufën e tij. Pra burri është ai i cili është përgjegjës. Ai nuk duhet të pranojë gjëra të ndaluara në shtëpinë e tij.

Shpërndaje: