Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këshilla për gruan muslimane

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Udhëheqësi i programit: Si urdhëro motra ime, Um Abdul-Kerim.

Pyetësja: Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Udhëheqësi i programit: Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Pyetësja: Dua të falënderojë o shejkh, Allahu të shpërbleftë për dijen tënde! Unë e kam një kërkesë o shejkh, dua këshillë nga ti. Dua të më këshillosh në detaje sikurse babai e këshillon vajzën e tij në lidhje me çdo gjë që ka të bëjë me jetën e gruas, që përfshin të mirat e kësaj dynjaje dhe të botës tjetër.

Udhëheqësi i programit: Faleminderit, motra ime, Um Abdul-Kerim.

Ajo dëshiron prej jush shkëlqesia juaj, udhëzime për motrat muslimane në lidhje me jetët e tyre, o shejkh fisnik.

Imam Feuzan: Po! Motrat muslimane kanë një pozitë të lartë në Islam.

”Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret.” El-Ahzab 33:35

“Kush punon vepra të mira qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë në këtë botë.” El-Nahl 16:97

Pra ato kanë pozitë në shoqëri dhe pozitë në fe. Ato janë përgjegjëse ashtu si burrat, në përgjithësi. Këshilla është që ta kenë frikë Allahun (subhanehu ue te ala) lidhur me adhurimin e tyre dhe në lidhje me kryerjen e farzeve, dhe ta kenë frikë Allahun (subhanehu ue te ala) lidhur me bindjen ndaj burrit. Dhe ta kenë frikë Allahun lidhur me edukimin e fëmijëve, në lidhje me kujdesjen për shtëpinë kur burri nuk është i pranishëm.

Profeti ka thënë:

”Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe do të pyetet për kopenë e saj.”

Ajo që është gjithashtu e rëndësishme është ruajtja e mbulesës, dëlirësisë dhe turpit. Nëse del jashtë ajo duhet ta bëjë këtë sipas sheriatit; Duhet të del jashtë sipas sheriatit, të mos zbukurohet, të mos parfumoset, të mos zbukurojë rrobat e saj. Duhet të mbulojë trupin e saj dhe të mos duket asgjë prej trupit të saj. Ajo duhet të qëndrojë larg nga përzierja me burrat dhe të kujdeset që të ruaj veten nga abuzimet e njerëzve abuzues, t’i përmbahet hixhabit.

”Thuaju edhe besimtareve të ulin shikimin nga të vështruarit e gjërave të ndaluara dhe t’i mbrojnë vendet e trupit të tyre si dhe të mos i nxjerrin hapur zbukurimet e tyre përveç asaj që është e dukshme.” En-Nur 24:31

O profet! Thuaju bashkëshorteve të tua dhe bijave të tua edhe bashkëshorteve të besimtarëve të lëshojnë vellon (mbulesën) e tyre mbi gjithë trupin e tyre. Kjo do të ishte më e mirë që ato të mund të dallohen si gra të ndershme që të mos i shqetësojë e ngacmojë askush.” El-Ahzab 33:59

”të lëshojnë vellon (mbulesën) e tyre mbi gjithë trupin e tyre.”

d.m.th. e mbulon fytyrën e saj me pjesën e sipërme që e mbulon kokën e saj dhe që bie mbi fytyrën e saj.

”Të lëshojnë vellon (mbulesën) e tyre mbi gjithë trupin e tyre. Kjo do të ishte më e mirë që ato të mund të dallohen si gra të ndershme.”

Ato duhet të njihen për dëlirësi dhe duhet të njihen për moral, në mënyrë që njerëzit e prishur të mos kenë dëshira ndaj tyre. Kjo tregon që braktisja e hixhabit është një shkak që shpie në shqetësim dhe lëndim. Kur ata nuk e shohin atë të mbuluar, atëherë ata do ta shqetësojnë atë duke u përpjekur ta tërheqin atë dhe të kërkojnë të bëjnë me të atë që nuk është e lejueshme. Pra me hixhab ka mbrojtje nga dëmi për gruan, dëmin e të prishurve, hipokritëve dhe ata në zemrat e të cilëve ka sëmundje.

Shpërndaje: