Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (75 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A mund të jepni një këshillë të artë për të rinjtë fetarë që qëndrojnë gjatë në internet?
Përgjigje: Është e njohur gjerësisht se interneti ka të mira dhe të këqija. Ai që e kërkon të mirën do ta gjejë atë. Në të ka shkenca sheriatike, gjuhësore, aftësitë profesionale dhe më shumë. Ai gjithashtu përbëhet nga e keqja. Unë kam dëgjuar se ai mund të jetë më i rrezikshëm se televizioni.
Kur është fjala për internet apo televizion, kështu që unë i këshilloj vëllezërit e mi që ta kanë frikë Allahun dhe ta dinë se ata nuk janë krijuar për këtë qëllim. Ata janë krijuar vetëm për të adhuruar Allahun (azze ue xhel). Nëse ata vetë zbresin në nivelin e shtazëve dhe kujdesen vetëm që të përmbushin dëshirat e tyre dhe të shuajnë epshet e tyre, ata do të humbasin të dyja jetët.
Vëllezërit e mi myslimanë janë të detyruar që ta ruajnë fenë e tyre dhe kohën e tyre. Ata nuk duhet të hedhin poshtë jetët e tyre të çmuar. Betohem në Allahun se një minutë i vetëm është më me vlerë se një mijë monedha argjendi. Nëse personit në shtratin e vdekjes i ishte dhënë mundësia që të japë gjithçka në jetë, për të jetuar një minutë këtu në tokë ai do të kishe rënë dakord me këtë. Prandaj Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
حَتَّى إِذَا جَاء أَحَدَهُمُ الْمَوْتُ قَالَ رَبِّ ارْجِعُونِ لَعَلِّي أَعْمَلُ صَالِحًا فِيمَا تَرَكْتُ كَلَّا إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَائِلُهَا وَمِن وَرَائِهِم بَرْزَخٌ إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ
”E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: ”O Zoti im, më kthe që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen.” 23:99-100
E lus Allahun që Ai të na jep të gjithë neve një fund të mirë. Prandaj thuhet në hadith:
”Askush nuk vdes pa u penduar. Në qoftë se ai veproi drejtë ai pendohet pse nuk ka bërë më shumë, dhe në qoftë se ai veproi gabim ai pendohet pse nuk veproi mirë.”
Vëlla i dashur! Kujdesu për jetën tënde. Betohem në Allahun se ajo është më me vlerë se sa ari dhe argjendi. Si mund ta hedhësh poshtë jetën e cila është themeli i fatit apo fatkeqësisë tënde kur nuk je në gjendje të hedhësh poshtë edhe një monedhë të vetme?”