Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këshilla për vajzat me zemra të vrazhda dhe të fiksuar në modë

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (75 B)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë vuaj nga fortësia e zemrës dhe ibadeti më vien rëndë. Cila është zgjidhja? Përveç kësaj, unë gjithashtu mëkatojë. Çfarë më këshilloni mua dhe motrat e mia që janë të preokupuara me modë dhe gjëra të tjera që e sprovojnë gruanë në fenë e saj?

Përgjigje: Fortësia e zemrës ka ilaç, e ai është leximi i shpeshtë i Kuranit. Argument për këtë janë fjalët e Allahu (azze ue xhel):

لَوْ أَنزَلْنَا هَذَا الْقُرْآنَ عَلَى جَبَلٍ لَّرَأَيْتَهُ خَاشِعًا مُّتَصَدِّعًا مِّنْ خَشْيَةِ اللَّهِ وَتِلْكَ الْأَمْثَالُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ

”Sikur Ne ta zbritnim këtë Kuran mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga Allahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.” 1

Ne e dimë se sa i qëndrueshëm është një mal. Por në qoftë se Kurani i ishte shpallur atij, ai do të bëhej i përulur dhe do t’i frikësohej Allahut. E njëjta gjë vlen edhe për një zemër. Nëse e lexon Kuranin me reflektim dhe meditim, ai me siguri do të ndikojë në zemër. Dëgjo fjalët e Allahut (azze ue xhel):

إِنَّ فِي ذَلِكَ لَذِكْرَى لِمَن كَانَ لَهُ قَلْبٌ أَوْ أَلْقَى السَّمْعَ وَهُوَ شَهِيدٌ

”Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente.”2

Prandaj, ti motër duhet ta lexosh Kuranin me reflektim dhe përulje. Allahu do ta shndërroj fortësinë e zemrës në butësi dhe në kthim tek Ai (tebareke ue te ala).

Sa për gratë që janë të preokupuara me modë, kështu që ato në thelb kanë humbur të dy jetët për veç asaj që do Allahu. Ju mund të habiteni se si këto gra të fiksuara në modë lodhin veten, burrat e tyre, etërit e tyre dhe kujdestarët e tyre. Ku shkojnë të gjitha këto para? Ato u shkojnë kompanive prapa modës. Ato mund të jenë kompani të kufarëve. Në këtë rast, nuk është askush tjetër përveç armiqve tanë të cilët përfitojnë nga paratë. Prandaj, unë i këshilloj gratë dhe kujdestarët e tyre që të mos vrapojnë pas kësaj mode të padobishme që vetëm rezultonë në humbje të kohës dhe pasurisë plus ajo ndikon në largimin e zemrës nga adhurimi.


1 El-Hashr 59:21

2 Kaf 50:37

Shpërndaje: