Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këshillë drejtuar banorëve të Libisë!

Alameh Salih bin Sa’d es-Suhejmi

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=145455

Data e fetvas: 19/9-1435 ose 16/7-2014

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Aktualisht, vijnë shumë pyetje nga Libia por edhe nga vende të tjera, ku dominon pyetja: “A është e lejueshme për t’iu bashkuar një grupi të caktuar për të luftuar kundër një grupi tjetër.”

Përgjigja është: “Betohem në Allahun se kjo nuk është e lejuar! Qëndro larg nga fetvatë e ngutshme. Unë mendoj se ju duhet të qëndroni në shtëpitë tuaja deri sa të përfundojë fitneja. Ashtu siç veproi Sa’d bin Ebi Uakas, Ebu Bekrate dhe sahabë të tjerë e pasardhësit e tyre nga gjeneratat e arta.

Qëndro në shtëpinë tënde. Nëse dikush të sulmon ty, atëherë mbrohu sa të kesh mundësi duke u munduar të evitosh vrasjen. E në qoftë se rrugëdalja e vetme është që ta vrasësh atë që të sulmon, atëherë bëje këtë. Nëse ai të vret ty, – me lejen e Allahut – ti do të jesh shehid. E në qoftë se ti e vret atë, atëherë ai hynë në Xhehenem.

Mirëpo që t’i bashkohesh një grupi pjesëmarrës në këtë fitne, kjo është e gabueshme. Të gjitha këto grupe që luftojnë në Libi, Jemen dhe në vende të tjera janë vetëm në kërkim të pushtetit. Andaj, këshilla jonë është që të qëndrosh larg gjithë atyre. Megjithatë, në lidhje me jemenasit, për ta është më mirë që të dalin në anën e qeverisë së tyre për shkak se gjendja atje është e ndryshme nga ajo që është në Libi. Deri në një shkallë, Jemeni është vend më stabil (ku nuk ka luftë civile). Mbajani krahun pushtetit dhe atë në luftë kundër Rafidave dhe gjithë të tjerëve që kanë për qëllim që ta ndajnë vendin.

Sa për Libinë; unë mendoj se banorët e atjeshëm duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre derisa të mbaroj kjo fitne. Mos i ngritni armët dhe qëndroni në shtëpitë tuaja derisa të vijë urdhri i Allahut (ndihma e Tij).

Mos t’u interesojnë fetvatë që burojnë nga disa të rinj injorantë. Mos luftoni ndaj Hafter apo ndaj armiqve të tyre. Mos luftoni me askënd. Braktisini Hafterat dhe Bafterat e tillë (filanin apo falanin siç përdoret ndër ne). Rri i qetë derisa të pushojnë problemet, ku tani për tani ka pështjellime të shumta.

Ibn Umeri radijallahu anhu nuk u besatua derisa u stabilizua situata (në kohën e Abdul-Melik bin Mervanit Allahu e mëshiroftë!). Ai nuk iu besatua Ibn Zubejrit radijallahu anhu, pavarësisht devotshmërisë që ai kishte (Ibn Zubejri) radijallahu anhuma. Ai ishte njeri i drejtë që nuk e kërkoi kalifatin. Por kur shteti islam ishte duke ra në Sham dhe vetëm Damasku kishte mbetur, atëherë myslimanët iu besatuan atij. Mirëpo as Abdullah bin Umeri e as sahabët e tjerë nuk iu besatuan.

Siç edhe e thash, sahabët qëndruan në shtëpitë e tyre derisa u stabilizua situata. Me kë u stabilizua gjendja? Me Abdul-Melik bin Mervanin -Allahu e mëshiroftë!-.

Pra, kur u stabilizua gjendja dhe Iraku, Hixhazi, Shami dhe Egjipti iu kishin besatuar atij, Ibn Umeri mblodhi fëmijët e tij dhe ia dërgoi besatimin; – kujt? Abdul Melikut. Edhe pse, sikur të ktheheshim tek dashuria e tij ndaj njërit prej tyre, padyshim se Ibn Zubejrin e donte më shumë sesa Abdul-Melikun.

Ai (Ibn Zubejri) ishte një prej sahabive më të çmuar, mirëpo, Ibn Umeri refuzoi t’i besatohet atij, apo Abdul-Melikut në kohë sprovash. Kjo sidomos duke pasur parasysh se kalifati veçse udhëhiqej nga Benu Umejje dhe ai nuk dëshironte të thyej paktin me ta. Çfarë bëri ai? Ai heshti, qëndroi në shtëpi dhe mbylli derën derisa lufta mbaroi, u stabilizua gjendja me Abdul Melik bin Mervanin si udhëheqës. Vetëm atëherë ai ia dërgoi besatimin Abdul Melikut përmes bijve të tij.

Prandaj, i këshilloj vëllezërit libian që t’i përmbahen kësaj metodologjie dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Mos më thoni unë do i bashkohem me këta apo ata! Vazhdoni në këtë drejtim derisa të vijë urdhri i Allahut.

 

Shpërndaje: