Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Kemi dëgjuar se disa gra që japin mësim nëpër universitete, shkolla, fakultete apo që mbajnë ligjërata e derse, apo lexojnë Kur’an posaçërisht në emisionet e mëngjesit, kemi dëgjuar se ato në asnjë mënyrë nuk kalojnë jetë të mirë me burrat e tyre për shkak se ato u ngjasojnë meshkujve. Kërkojmë nga ju që të jepni ca sqarime rreth kësaj çështjeje!”
Përgjigje: “Parimi në këtë çështje ka të bëjë me keq edukimin. Prej shkaqeve të këtij keq edukimi është prishja e shoqërisë dhe prishja e plan-programeve mbi të cilën ndërtohet sistemi i arsimit. E them këtë, për shkak se jam i bindur që femrat të cilat mësojnë nëpër universitete, nuk e marrin këshillën, siç është fjala e profetit ﷺ:
“I ka mallkuar Allahu gratë burra (që u ngjasojnë burrave).”
Gjithashtu, hadithin tjetër të cilin e transmeton Abdullah bin Abasi (radijAllahu anhu) ku thotë:
“I ka mallkuar i dërguari i Allahut ﷺ burrat që u ngjasojnë grave dhe gratë që u ngjasojnë burrave.”
Jam i bindur se femrat të cilat përfundojnë shkollën e mesme apo edhe ndonjë shkallë më të lartë të studimeve, hadithe të tilla si ky apo ai tjetri, nuk ua nxë veshin fare. Edhe nëse ndonjë ditë ua nxë veshi diçka nga ato porosi (të haditheve), është ajo që u hyn nga njëri vesh dhe u del nga veshi tjetër. Sepse plan-programet mbi të cilat ndërtohet sistemi arsimor, nuk lejojnë që mësimdhënësja të zgjerohet në këto fusha edhe nëse është ajo fetare.
Është e ditur në aspektin e sheriatit islam tek ata që e njohin atë, se parimisht burrat duhet të dalin nga shtëpia që të punojnë në të mirë të familjeve të tyre. E kundërta e kësaj, në parim është që femra të qëndroj në shtëpinë e saj e të mos dal pa nevojë, duke e jetësuar fjalën e Allahut (tebarek ue te ala) :
وَقَرْنَ فِي بُيُوتِكُنَّ وَلَا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ الْجَاهِلِيَّةِ الْأُولَى
“Dhe rrini në shtëpitë tuaja, e mos e shfaqni bukurinë tuaj si dikur në kohën e injorancës.” 33:33
Kur gruaja u bë sikurse burrë, duke dalë nga shtëpia në mëngjes e kthehet në mbrëmje, në këtë mënyrë i ngjason burrit; e di ajo apo nuk e di fare, pa e marrë parasysh a është ndje e tillë apo jo.
Për këtë arsye, ne në këto kohë të fundit nuk shohim që femrat beqare (të virgjëra) të kenë turp të shikojnë në ndonjë burrë siç ishte dikur, femra të cilat për shkak të turpit të madh që kishin, shikonin për toke duke parë vetëm hapat se nga po ecnin.
Ne nuk po e shohim këtë femër me cilësi të tilla, (cilësi) të cilat ishin të njohura edhe në kohët e xhahilijetit (injorancës), e le më në fillim të islamit të ndritur e të pastër. Për këtë shkak, në sunnet ka ardhur nga profeti ﷺ se ai ishte më i turpshëm sesa e virgjëra brenda mureve të shtëpisë.
Kjo e virgjër me të cilën është shëmbëllyer zotëria i njerëzimit ﷺ për shkak të turpit që kishte, ne nuk e shohim këtë në kohën tonë, sepse femrat i ka kapluar ngjasimi me meshkujt.
Padyshim se për këtë veprim ka shkaqe të shumta, e prej më të rëndësishmëve është mbizotërimi i udhëheqësve kufarë (kolonizimi i shteteve kufare të mëhershme) ndaj shumë prej shteteve islame, duke i përhapur në ato shtete zakonet, praktikat, shijet dhe edukatën e tyre devijuese nga natyrshmëria e pastër.
Këtë gjë e trashëguan një gjeneratë e tërë e njerëzve dhe në mesin e tyre e përhapën mësuese e mësues të cilët pretendonin se ishin vetëm këshillues të drejtë. Këta në gjeneratën e tyre e përhapën tek të rinjtë meshkuj e femra, atë që e quajnë barazi gjinore.
Padyshim se kjo është prej shkaqeve kryesore në përhapjen e paturpësisë në mesin e femrave, gjë të cilën e bënë që shumica prej tyre t’u përngjajnë meshkujve. E nuk ka asnjë dyshim se ngjasimi i femrës me meshkuj, ndikon në personalitetin e saj kundrejt burrit të vet. Shumë lehtë mund edhe ta ngrit zërin ndaj tij, qoftë edhe duke e përulur në prani të disa prej të afërmve të tij e të saj.
Dhe e gjithë kjo për shkak se ndjehet mbi burrin e saj. Sa larg është kjo përballë këshillës së të dërguarit të Allahut ﷺ për burrat që të kenë kujdes ndaj grave, dhe e precizon me fjalët e tij ﷺ që është në kundërshtim të plotë me edukatën e kohës sonë:
“Ju këshilloj që të keni kujdes ndaj grave tuaja, ngase ato janë ndihmëset (shtylla e shtëpisë) tuaja.”
Dëshmia është se profeti ﷺ kur këshilloi që të sillemi mirë me gratë në këtë hadith, e arsyetoi këtë me fjalët e tij:
“Ngase ato janë ndihmëset (shtylla e shtëpisë) tuaja.”
Kjo do të thotë se ato janë sikurse robëresha. Robi nuk mund të bëj asgjë kundër zotërisë së tij. E njëjta gjë vlen edhe për femrën myslimane e cila është e edukuar me edukatën e drejtë islame, ajo përballë burrit të saj është sikurse robëreshë.
Për këtë shkak, është frikësuar profeti ﷺ që burrat ta shfrytëzojnë këtë cilësi meritore të grave, e të bëhen të padrejtë ndaj tyre, kolosal e të pakujdesshëm. Prandaj, këshilloji që të sillemi mirë me to dhe arsyetoi këtë gjë me fjalët:
“Ngase ato janë ndihmëset (shtylla e shtëpisë) tuaja.”
Gratë në ditët e sotme nuk po kanë nevojë për ‘këshillën që burrat të kenë kujdes ndaj grave (të sillen mirë me to)’, dhe po ndodhë e kundërta që gratë të këshillohen për të pasur kujdes ndaj burrave të tyre, sepse ato janë bërë ta pavarura në punë e në veprimet e gjërave që ato dëshirojnë.
Shumë herë i kemi dëgjuar ato të thonë se ‘nuk ka dallim mes meje dhe burrit tim, ai është bashkëshort dhe unë jam bashkëshorte, ai është partner dhe unë jam partnere e tij në jetë.’
Është obligim për femrat myslimane që nëse janë të sprovuara me jetën jo të duhur në këtë shoqëri, të cilat mundohen për të arritur suksese si të vetme, që të kapen për fenë e tyre ashtu siç duhet, të mbrohen nga të ndikuarit nga e gjithë kjo e keqe që i ka kapluar shumë prej grave për shkaqe që i përmendëm më lartë, duke filluar nga prishja e edukatës dhe e shoqërisë.
Ky është vetëm një përkujtim, dhe me të vërtetë se përkujtimi u bën dobi besimtarëve.
Es-selamu alejkum!”
Pyetësi: “Allahu të shpërbleftë me të mira! Alejkumus-selam”