“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Këshillë e artë për myslimanët që jetojnë në vendet e pabesimtarëve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

O ju vëllezër, ju jeni në një vend që ndryshon prej vendeve tuaja, në fe, në bindje, në moral, në edukatë, në bashkëpunim dhe kërkohet prej juve që të forcoheni në atë që ju jeni, në fenë e Allahu Azze ue Xhele, dhe të keni edukat të lartë, dhe të leni përshtypje të mirë tek ai popull, të jeni shembëlltyre në moralin dhe sjelljen tuaj të mira, sepse feja Islame përhapet me fjalë nuk ka dyshim në këtë, thirrje në Allahun, por gjithashtu përhapet me davet praktik e që është edukata e mirë e mbështetur në fenë Islame, nëse ju shfaqni ndaj tyre sinqeritetin në fjalë, mbajtjen e premtimit, dhe qëndroni largë mashtrimit dhe tradhëtisë, nuk ka dyshim se ky është daveti më i fuqishum në fenë e Allahut.

Gjithashtu u nxisë në maksimum që të këshilloheni në mes vete në të vërteten, dhe të këshilloheni në durim, dhe të këshilloheni në ruajtjen e lidhjeve, sepse nuk ka shoqëri që ska mangësi, andaj është obligim për juve që kur të hasni në magësit e ndokujtë prej juve, qoftë në raport me Allahun, apo me të tjerët, ta këshilloni,dhe udhëzoni në rrugën e drejtë.

Shpërndaje: