Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këshillë për ata që i konsiderojnë vëllezërit e tjerë jashtë Ehlus-Sunnetit

Alameh Muhammed bin Abdul-Vehab el-Uasibi 

Burimi: http://www.olamayemen.net/Default_ar.aspx?ID=3461

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Disa vëllezër bojkotojnë disa vëllezër të tjerë, duke i konsideruar ata jashtë Ehlus-Sunnetit dhe si Pasues të Bidatit, nëse ata nuk pajtohen me ta në disa qëndrime të caktuara. Kur ne u themi atyre që t’i kontaktojnë dijetarët, ata thonë se nuk është e nevojshme sepse ne kemi librat dhe kasetat e tyre.”

Pëgjigje: ”Ata duhet t’i kontaktojnë dhe t’i pyesin dijetarët. Ata duhet të pyesin dijetarët e Ehlus-Sunnetit dhe Xhematit. Kjo është e vërteta.

Ata duhet të sqarojnë gjendjen e personit dhe të pyesin nëse ai meriton të bojkotohet apo jo dhe nëse kjo gjë me të vërtetë të nxjerr nga Ehlus-Sunnetit ose jo. Unë ju këshilloj që t’iu drejtoheni dijetarëve. Allahu na ndihmoftë!”

Shpërndaje: