Alameh Abdul-Muhsin bin Hamad el-Abbad el-Bedr
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë i këshilloni disa prej atyre të cilët flasin dhe paralajmërojnë kundër Shejkh Albanit? Dhe si duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj këtij personi?”
Përgjigje: “Çudia e çudirave është që të paralajmërohet kundër Shejkh Albanit! Të paralajmërohet kundër një njeriu i cili i ka shërbyer Sunnetit, duke ia dedikuar tërë jetën haditheve të të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) dhe kërkimit të dijes rreth tyre, sqarimin e atyre haditheve që janë autentike-të sakta dhe atyre që nuk janë të tilla.
Ajo që njeriu duhet të bëj në drejtim të tij, është të bëj dua për të, ta lavdërojë, e të përfitoj prej diturisë së tij.
Janë dy njerëz, që nuk mund të bëhet asgjë pa u kthyer tek ata (dija e tyre), për atë i cili merret me hadithet, ata janë: El-Hafidh ibnu Haxher dhe Shejkh el-Albani.
Të përfituarit nga dituria e Ibnu Haxherit në fushën e hadithit është shumë e madhe, gjithashtu të përfituarit nga dituria e Shejkh Albanit në fushën e hadithit është shumë e madhe! Andaj, ai i cili paralajmëron kundër Albanit, ai në të vërtetë paralajmëron kundër të së vërtetës dhe kundër kuptimit të drejtë të Sunnetit!
Sepse, ajo që është përfituar nga Shejkh Albani në shkencën e hadithit, padyshim se është shërbim i paparë dhe kujdes shumë i veçantë në drejtim të Sunnetit, duke e bërë më të lehtë kuptimin e tij (Sunnetit kundrejt të kotës) dhe afrimin sa më të lehtë tek kërkuesit e dijes. Ai me të vërtetë e meriton të lavdërohet dhe të bëhet dua për të.”