Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këshillë për njerkat

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/16951

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Pyetësja e radhës, shpreh ankesë dhe pakënaqësi. Ajo ankohet nga gruaja e babait të saj, duke e cilësuar atë me gjëra prej të cilave do të kursej ty Shejkh. Do të ishte mirë që ta këshillonit vajzën dhe ta këshillonit edhe gruan ndaj të cilës ka ankesa.”

Përgjigje: “Është obligim për çdo besimtarë e besimtare që të kenë frikë Allahun e Lartësuar, e të mos i bëj zullum vëllait ose motrës për Allahun. Gruaja e babait, gruaja e vëllait dhe çdo mysliman duhet pasur frikë Allahun, e mos të bëj padrejtësi ndaj vajzës së burrit të saj apo motrës së burrit e të tjerëve.

Këshilla ime për të gjithë është frika ndaj Allahut dhe të ketë kujdes çdo grua në padrejtësinë që mund të bëj me fjalët apo veprat e veta. Ndërsa kush është sprovuar me gruan e babait apo gruan e vëllait (me sjelljet e tyre të liga) apo me dikë tjetër, ta lusin Allahun që t’ mbrojë nga e keqja e tyre, e të mbështetet në Allahun në largimin e të këqijave të tyre.

Të ketë kujdes në lutjet dhe dhikret e mëngjesit e të mbrëmjes, siç është:

أعوذ بكلمات الله التامات من شر ما خلق

“Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut ndaj çdo të keqe që Ai ka krijuar”

3 herë në mëngjes dhe në mbrëmje.
Të lexoj suren Kul huvallahu Ehad dhe mu’avidhetejn (el-Felek dhe en-Nas) pas namazit të sabahut dhe akshamit nga 3 herë. Dhe të gjitha këto janë prej shkaqeve që e ruajnë njeriun nga e keqja e çdokujt. Gjithashtu, ke duanë:

بسم الله الذي لا يضر مع اسمه شيء في الأرض ولا في السماء وهوالسميع العليم

“Me emrin e Allahut, Atij, që kur përmend emrin e Tij, nuk të gjen asgjë e keqe, as në qiej e as në Tokë, Ai është Dëgjuesi e i Gjithëdituri.”

3 herë në mëngjes dhe në mbrëmje; pra është prej shkaqeve që të mbron prej të keqes së çdokujt, të keqes së burrit apo gruas dhe prej të keqes së krijesave tjera. Prandaj, këshilla ime për çdo besimtare e besimtarë është që të kenë frikë Allahun dhe të mos i bëjnë të tjerëve zullum e padrejtësi me fjalë e me vepra. E lusim Allahun që të na udhëzojë të gjithëve.”

Shpërndaje: