“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Këshillë për të riun në fazat e para të udhëzimit

Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Një të ri i cili është në fazat e para të udhëzimit, çfarë e këshilloni atë? Dhe si t’i dalloj njerëzit që i përkasin metodologjisë së pastër nga të tjerët?”

Përgjigjja: “E këshilloj atë që të ketë frikë Allahun, ta falënderoj Atë që e ka udhëzuar dhe e ka shpëtuar nga devijimi e shkatërrimi.

Gjithashtu, le të kërkojë dijetarët të cilët janë të kapur fortë pas këtij sheriati, le të lexojë librat e tyre dhe le të jetë i kujdesshëm që ta kuptojë mirë fenë e Allahut. Le të distancohet nga ata të cilët nuk janë të drejtpërdrejtë para njerëzve, kanë ide të cilat i mbajnë të fshehura dhe nuk i shfaqin ato tek të tjerët (menjëherë). Ngase ata kanë gjëra që nuk i pranon natyrshmëria njerëzore. Këta njerëz dëshirojnë që çështjet e tyre të jenë të fshehta, kështu që le të distancohet nga këta njerëz. Le ta kërkojë ndonjë dijetar që posedon devotshmëri i cili e drejton dhe udhëzon siç duhet. Le të lexojë sa më shumë Kuran, le të lexoj sa më shumë libra të Sunnetit dhe të akidesë së pastër.

Lus Allahun që të përgatis për të dituri dhe t’ia jap atë çfarë i bën dobi.”

Shpërndaje: