Shejkh Muhammed bin Umer Bazmul
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=B2hA_ImopVE
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një grua nga Holanda pyet: Kohët e fundit, është bërë dukuri në mesin e të rinjëve që të thërrasin për të shkuar në xhihad në Siri. Në mesin e atyre që shkojnë ka vajza që janë në mes pesëmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë vjeç. Ato shkojnë fshehurazi pa dijeninë e prindërve të tyre. Kur pyesim se si këto adoloshente udhëtojnë për në Siri, ata thonë se bëhet fjalë për një hixhret të detyrueshëm. Ata pretendojnë se kanë marrë kontrollin mbi qytetin Haleb dhe e aplikojnë Sheriatin në të. Çfarë i këshillonë ata lidhur me këtë që ata pretendojnë?
Përgjigje: I këshilloj ata që të kenë frikë Allahun dhe t’u referohen dijetarëve në këtë çështje. Dijetarët kanë sqaruar se nuk ka kurrfarë xhihadi të bazuar në Sheriat në Siri. I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) e bëri të qartë se xhihadi Sheriatik ka disa kushte:
1 – Xhihadi duhet të bëhet me pushtetarin (e shtetit). Muslimi transmetoi në Sahihun e tij se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Udhëheqësi është një mburojë me të cilin mbrohemi dhe pas të cilit luftojmë.”
Ata që shkojnë në Siri për të luftuar, nuk e bëjnë këtë me lejen e pushtetarit. Ata ndahen nga xhemati i muslimanëve. Veprimet e tyre vetëm se i shkaktojë probleme Islamit dhe muslimanëve. Ata që shkojnë atje e kundërshtojnë këtë kusht.
2 – Xhihadi duhet të bëhet nën udhëheqje të qartë qëllimi i të cilës është që fjala e Allahut të mbizotërojë. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Ai që lufton nën një udhëheqje të verbër dhe vdes, vdes një vdekje të kohës pagane.”
Është e njohur gjerësisht se nuk ka lidership të qartë në Siri që lufton që të mbizotërojë fjala e Allahut. Krishterët luftojnë atje. Sekularët luftojnë atje. Nacionalistët luftojnë atje. Tekfirët, të cilët pretendojnë Islamin luftojnë atje. Njerëz me ideologji të devijuara luftojnë atje. Lufta nën udhëheqjen e këtyre grupeve nuk është luftë nën një udhëheqje të qartë që ka për qëllim që fjala e Allahut të mbizotërojë.
Nëse ata do të thonë se ata luftojnë që Fjala e Allahut të mbizotërojë, ne themi se lufta e tillë patjetër duhet të jetë nën udhëheqjen e liderit Sheriatikisht të caktuar, ndërsa ju nuk keni lider Sheriatik që luftoni nën udhëheqjen e tij.
Nëse ata do të thonë se ne kemi Emir që e kemi emëruar në krye të xhematit, prandaj ai është lideri ynë Sheriatik! Ne u përgjigjemi se jeni gabim, sepse këtë që ju e keni emëruar nuk i thuhet prijës Sheriatik nën udhëheqjen e të cilit futen xhemati i muslimanëve.
3 – Duhet pasur përgatitje për të bërë Xhihad. Allahu (Subhanehu ue Te ala) ka thënë:
”E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje), ta frikësoni armikun e Allahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e Allahu i di ata. Çkado që shpenzoni për rrugë të Allahut, ajo do t’ju konpensohet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtë.” 8:60
Çfarë përgatitje Sheriatike dhe ushtarake kanë bërë këta njerëz që shkojnë në ato vende për të luftuar? Ata nuk dijnë të trajtojnë armë. Ata nuk dinë asgjë për strategjitë e luftës. Ata nuk dinë asgjë për çështjet që janë të lidhura me xhihadin dhe udhëtimin. Ata nuk e njohin terrenin tek i cili do të shkojnë. Sa të përgatitur janë ata kur ata shkojnë në këto vende?
S’ka dyshim se kur ata kundërshtojnë këto kushte, veprojnë jashtë Librit të Allahut. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Kushdo që bën një vepër, e cila nuk është në fenë tonë, ajo do të refuzohet.”
Veprimi i tyre pra është i refuzuar për këtë arsye. Ata nuk përfitojnë për shkak se thonë se motivi i tyre është lufta për hir të Allahut dhe që fjala e Allahut të mbizotërojë. Përderisa qëllimi i mirë nuk është në përputhje me veprimin e ligjësuar ai nuk i sjell dobi praktikuesit të tij. Një vepër nuk pranohet derisa ajo të mos bëhet sinqerisht për hir të Allahut dhe që të jetë përgjatë urdhërave të Allahut të cilat i kumtoi i dërguari (salAllahu alejhi ue selem). Prandaj i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) tha:
“Kushdo që bën një vepër, e cila nuk është në fenë tonë, ajo do të refuzohet.”
4 – I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) e kishte zakon që ti kthej prapa nga lufta meshkujt e mitur. Ai e ktheu prapa Abdullah bin Umerin (radijAllahu anhume) kur deshi të luftojë në luftën e Uhudit. Të njëjtën gjë ai e bëri me sahabij të tjerë të rinj që dëshironin të shkonin në luftë. Ata ishin djem. Çfarë të themi atëherë për vajzat? S’ka dyshim se ky gjykim vlenë për to në mënyrë më primare. Sepse gratë nuk duhet të shkojnë fare në xhihad. Gratë nuk janë të detyruara të shkojnë në xhihad.
Lidhur me thënien e tyre se ata do të shkojnë në luftë sepse kjo është edhe hixhret, i cili është i detyrueshëm, kështuqë hixhreti nga një vend joislam për një vend islam ose është i detyrueshëm ose i rekomanduar. Hixhreti është i detyrueshëm për atë që është në gjendje që të bëjë hixhret, ka frikë për fenë e tij dhe nuk është në gjendje që të shfaq besimin e tij në vend joislam. Hixhreti është i rekomanduar për atë që është në gjendje që të shfaqë besimin e tij dhe nuk ka ndonjë frikë nga sprovat në vendin joislam. Këtij ne i themi se është e rekomanduar për të që të bëjë hixhret nga vendi joislam në vendin islam. Të parit, i themi se është i detyruar që të bëjë hixhret. Dijetarët thonë se duhet zhvendosur nga vendi joislam në vendin islam, ndërsa situata tani në Siri a e bënë atë vend islam? Është e qartë se shteti atje ka methhebin Nusajri dhe Xhaferi, për të cilat methhebe dijetarët kanë thënë se janë methhebe të kufrit të cilat luftojnë muslimanët dhe islamin, dhe ndoshta ju ndëgjoni shumë skandale që përjetojnë muslimanët dhe islami. Prandaj si mund të konsiderohet hixhret shkuarja në ato vende për të luftuar atje? Ska dyshim se kjo është një çështje e çuditshme, dhe të çuditshëm janë ata që e thonë këtë fjalë – la haule ve la kuvvete ila bilah.
Vajzat, djemtë dhe të tjerët janë të detyruar të mos bëjnë vepra të tilla, dhe të kenë kujdes që jeta e tyre të mos shkojë kot, të mos e kalojnë jetën e tyre në mëkate dhe të kundërshtojnë Sheriatin të bazuar në pretendimin e tyre se dëshirojnë të veprojnë mirë dhe se po veprojnë sipas Sheriatit. Kjo i përket mashtrimit të shejtanit dhe të devijuarve. E lus Allahun që të na mbrojë neve dhe juve nga çdo e keqe.