Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Mukhtasar Sahih el-Bukhari, fq. D
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ishte vendosur që unë të hyjë në burg në vitin 1389/1969 së bashku me disa dijetarë, vetëm sepse ne thërrisnin në Islam dhe i mësonim njerëzit. Unë u transferova në burgje të ndryshme në Damask, sikurse burgi el-Kal’ah dhe të tjerë. Unë lirohesha nga një dhe përfundoja në një tjetër. Së fundi, unë u burgosa për shtatë muaj, që konsideroj se u shpenzuan për hir të Allahut.
Allahu kishte vendosur që unë mora me vete vetëm librin e dashur tim “Sahih Muslimin”, një laps dhe një gomë. Kështu fillova të përmbush ëndrrën time, pikërisht për të shkurtuar dhe filtruar librin. Gati pas tre muajve më vonë e mbarova punën. Kam punuar me të ditë e natë pa u lodhur ose mërzitur. Kështu u transformua hakmarrja nga armiku i umetit në një dhuratë për ne, nën hijen e të cilit të gjithë studentët muslimanë të gjithë botës kërkojnë hije.