Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Sherh Usul-is-Sunnah, fq. 448-450
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A u lejohet grave që të paralajmërojnë kundër librave të Sejjid Kutbit?
Përgjigje: “Në qoftë se një grua ka gra rreth saj, atëherë ajo duhet që ti paralajmërojë ato. Nëse ajo ka nxënëse duhet ti paralajmërojë ato. Ajo duhet të paralajmërojë kundër librave të Sejjid Kutbit dhe metodologjisë së quajtur ”edh-Dhilal” dhe ”el-Adeleh”. Vetëm tani e ka pranuar Muhammed Kutbi. Tani ai ka paralajmëruar kundër librave të Sejjid Kutbit që ai i shkroi para ”edh-Dhilal”. Kjo është sikurse Allahu dëshiron! Pas 30-40 viteve ti po paralajmëron kundër tyre? Pasi që të rinjtë janë shkatërruar për shkak të tyre ti thua se duhet të paralajmërohet kundër tyre? Çfarë mashtrimi! Tani ai është një imam sipas rinisë. Çfarë mashtruesi! Ai e ka mashtruar umetin. Ai nënshkroi që të gjitha librat e tij të shtypen dhe të luftuohet ata që i shtypin ato pa lejen e tij. Sa të holla dhe sa miliona ai i ka fituar në kurriz të doktorinës dhe të rinjve!.
Pse të rinjtë kanë filluar ti marrin me lehtësi sahabët? Ndjenjat e tyre për Sejjid Kutbin janë më të forta se ato për profetët, sahabët dhe imamët e Islamit? Pse? Për shkak se ata i kanë lidhur me metodologjinë e tij Tekfirij – Kharixhi. Prandaj ata i marrin me lehtësi të gjitha bidatet, devijimet dhe gabimet fatale të Sejjid Kutbit. Ata i marrin me lehtësi të gjitha këto!
Prandaj këto libra duhet të luftohen. Libri ”edh-Dhilal” është plotë me devijime.
Lidhur me librin e Sejjid Kutbit ”et-Tesuir el-Fanni”, unë nuk kam parë askënd të jetë aq guximtar ndaj Kuranit dhe Sunnetit sikurse ky njeri. Vëllezër! Libri ”et-Tesuir el- Fanni” është baza e sprovave. Ai e themeloi atë në parimet jashtëzakonisht të neveritshme, devijime dhe guxim.
Ai sulmoi Kuranin dhe e ktheu atë në muzikë, lloje të muzikës, stile të muzikës dhe kinema dhe tjerë emra të ndryshëm. Ai e ka nënçmuar Kuranin. Betohem në Allahun se ky është një nënçmim i pashembullt gjatë viteve. Ai e uron veten e tij dhe thotë se ai ka dalë me gjëra që askush tjetër nuk e bëri. Edhe njerëzit injorantë i dinë këto gjëra falso dhe gënjeshtra që ai ia ka përshkruar Kuranit. Ata e dinë se ato janë devijime dhe se Kurani duhet të shpallet i pastër nga të gjitha këto. Megjithkëtë ai nuk e bëri këtë.
Librin ”et-Tasuir el-Fanni” u shkrua përpara ”edh-Dhilal”. Pse nuk keni paralajmëruar kundër tij? Ai ishte komision në një disertacion në lidhje me të dhe i dha autorit të saj vlerësimin më të lartë të mundshëm. Kjo ishte para vitit 1400. 20 vjet më pas shtypen dhe shpërndahet libri në disa edicione. Pastaj ti thua se duhet të paralajmërohet kundër tij? Çfarë gënjeshtre! Çfarë tradhtie! Çfarë konspiracioni kundër umetit islam! Ai është bërë një imam i madh në mesin tonë. Kjo dëshmon një devijim dhe se të rinjtë janë të rinj dhe mendjelehtë. E tillë është gjendja e këtij njeriu. Ai e ka tradhtuar umetin. Ai ka përhapur dhe ka shpërndarë libra devijuese sikurse këto në lindje dhe në perëndim dhe në gjuhë të ndryshme. Pasi që umeti u shkatërrua, ai thotë:
”Tërheqni vërejtje ndaj tyre!”
I tillë është daveti i tyre. Ai është i bazuar në mashtrime dhe shantazhe kundër të rinjve dhe mendjelehtëve. Pra, ne duhet të përdorim mendjen tonë të shëndoshë dhe ta zhvillojmë atë.
Në këto libra Sofitë dhe mashtruesit marrin edukimin e tyre. Ata i edukojnë të rinjtë në një poshtërim dhe një pasim të verbër dhe të devijuar. Ata kanë qëndrimin më të ulët dhe më të degraduar të robërve ndaj këtyre njerëzve. Ata i adminstrojnë ata sikurse kafshët. Ata nuk kanë mend.
Tani ata hallucinjojnë me Tekfirin e Sejjid Kutubit. Ata janë si të çmendur. Ata lexojnë se si Sejjid Kutubi shpif ndaj sahabëve dhe profetëve pa ndier keqë pa e marrur me të keqe këtë. Nëse ti e kujton atë në lidhje me këtë dhe e paralajmëron atë ndaj kësaj ai nuk do ta pranojë atë nga ti. Ku është truri ytë? Ku është mendja yte e shëndoshë? Prandaj ti i përket të rinjëve që janë mendjelehtë dhe u mungonë truri dhe karakteri.
Ne jemi të detyruar të nderojmë veten, të shpëtojmë veten dhe të këshillojmë njëri-tjetrin. Betohem në Allahun se unë nuk di të ketë libra që janë më të rrezikshme se sa librat e Sejjid Kutbit dhe pasuesve të tij. Në këtë gadishull u shfaq sprova e Musejlemes dhe u zhduk. Megjithatë, kjo sprova e neveritshme ka zënë vend. Është shumë e madhe. Ajo ka zënë vend, dhe ky vend, vendi i teuhidit, është përzgjedhur si viktimë e saj.
Rinia e Kutbijëve këtu po ia përhapin këtë sprovë pjesës tjetër të botës. Ata po e dëmtojnë Islamin në mënyrë të pashembullt. Këtë e them pa ekzagjerim. Ky është fakt i pastër. Allahu e korrigjoi këtë vend me anë të reformatorëve. Daveti i Imam Muhammed bin Abdil-Uehabit zhduku të gjitha format e së keqes, sprovat, idhujtarinë, magjinë dhe dredhitë. Tani të rinjtë janë të angazhuar me politikë. Magjia dhe shortaria përhapen për shkak se të rinjtë janë të angazhuar me politikë të gënjyer dhe mëkatare. Sipas tyre të gjithë njerëzit janë kufarë. Sipas tyre të gjitha shoqëritë janë kufarë. Sepse këta njerëz lexojnë librat e Sejjid Kutbit dhe bëjnë tekfir mbi shoqëritë. Megjithatë, ata zbatojnë hipokrizinë dhe gënjeshtrat. Si tjetër të përhapen dhe të mbrohen librat e Sejjid Kutbit në qoftë se nuk mendon dhe ndien rreth përmbajtjes së tyre?
Tani unë po luftoj akiden e Rafidave. Çfarë thoni në lidhje me një person i cili thotë se ai nuk është Rafidi por ende përhap dhe shtyp librat e tyre në gjuhë të ndryshme dhe i shpërndan ato në mbarë botën? A është ai Rafidi apo çfarë? Çfarë thoni ju në lidhje me një person që shtyp librat e Rafidave, i përhap ato dhe i lavdëron autorët e tyre? Ky është Rafidi! E njëjta gjë vlen edhe për personin që përhap librat e Sejjid Kutbit dhe beson atë që gjendet në to nga ideologjitë jo të shëndosha dhe mësime devijante dhe sidomos nëse ai shpërndan ato dhe i mbronë ato.