“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kështu duhet të agjërojnë muslimanët në vendet kufare

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (1/52)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Muslimanët që jetojnë jashtë vendeve Islame kanë kundërshtime të vazhdueshme mes veti rreth çështjeve të ndryshme dhe prej tyre është çështja e fillimit dhe mbarimit të Ramazanit, dhe në lidhje me postet që kanë të bëjnë me davetin. Kjo ndodh çdo vit. Kjo është nga injoranca, epshi, pasimi i medhhebeve me fanatizëm dhe ndonjëherë madje edhe nga fanatizmi ndaj partive. Nuk marrin parasysh që të jenë në pajtim me sheriatin apo t’u referohen dijetarëve të cilët janë të njohur për të dije dhe devotshmëri.

Përgjigje: Muslimanët janë të urdhëruar që të jenë një umet i bashkuar dhe të mos përçahen në fenë e Allahut. Allahu (tebarek ue te ala) ka thënë:

شَرَعَ لَكُم مِّنَ الدِّينِ مَا وَصَّى بِهِ نُوحًا وَالَّذِي أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ وَمَا وَصَّيْنَا بِهِ إِبْرَاهِيمَ وَمُوسَى وَعِيسَى أَنْ أَقِيمُوا الدِّينَ وَلَا تَتَفَرَّقُوا فِيهِ

”Ai u përcaktoi juve për fe atë që ia pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. I porositëm të praktikojnë fenë e drejtë e kurrë të mos përçahen.” 42:13

Ata janë të detyruar që të bashkohen dhe ndalohen nga përçarja. Ata duhet të agjërojnë në të njëjtën kohë dhe të përfundojë agjërimin në të njëjtën kohë. Ata duhet të pasojnë qendrën Islame që është tek ta dhe të mos përçahen edhe nëse ata fillojnë agjërimin pas Arabisë Saudite ose ndonjë vendi tjetër Islam. Ata duhet të pasojnë qendrën Islame.

Shpërndaje: