Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kështu duhet vepruar burri i martuar kur të joshet nga një grua

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (1/2/803)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

441 – Profeti ﷺ ka thënë:

”Kjo i përket veprave tuaja më të mira, domethënë, që ju të veproni atë që është e ligjshme.”

Transmetuar nga Ahmedi (4/231) dhe Ebu Nu’ajm në ”el-Hiljeh” (2/20) nga Taberani në ”el-Mu’xhem el-Kebir” (22/338) nga Muavije bin Salih, nga Az´har bin Seid el-Hirazi i cili tregoi se kishte dëgjuar Ebu Kebshe el-Anmariduke  thënë:

”I dërguari i Allahut ﷺ ishte ulur me shokët e tij. Papritmas, ai shkoi në shtëpi dhe u kthye i larë. Ne i thamë: ”O i dërguari i Allahut!? A ka ndodhur diçka?” Ai tha: ”Po. Ajo dhe ajo gruaja kaloi pranë meje dhe më shkaktuan epsh për gratë dhe pastaj shkova tek një nga gratë e mia dhe bëra marrëdhënie me të. Kështu duhet të veproni. Kjo i përket veprave tuaja më të mira, domethënë, që ju të veproni atë që është e ligjshme.”

Zinxhiri i tij i transmetimit është autentik dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm.

Me sa duket hadithi tregon se fytyra e gruas ishte e zbuluar. Kjo është një nga shumë dëshmi se fytyra gruas nuk është auret.

Shpërndaje: