Imam Ebu Isa Muhamed bin Isa el-Tirmidhi (v. 279)
El-Xhami (659)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
696 – Enes bin Malik -radijAllahu anhu- ka thënë:
“I dërguari ﷺ para se të falte namazin (e akshamit), e çelte iftarin me disa kokrra hurma të njoma, nëse nuk kishte hurma të njoma e çelte me hurma të thata, dhe po të mos kishte as hurma të thata, pinte disa gllënjka ujë.”
Hadithi është i hasen garib. Hadithi është autentik sipas al-Albani në “Sahih Sunen et-Tirmidhi” (796).
Është transmetuar se i dërguari i Allahut ﷺ çelte agjërimin e tij me hurma në dimër dhe me ujë në verë.