Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kështu e din se kush është Selefi dhe kush është Hizbi

Shejkh Abdus-Selam bin Berxhas Al Abdil-Kerim (v. 1425)

Burimi: el-Xherh uet-Ta´dil indas-Selef, fq. 39-40

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Një njeri i tha Ebu Bekr bin Ajjashit:

“O Ebu Bekr! Kush është Sunni?” Ai ia dha atij një përgjigje fantastike, duke thënë: “Ai që nuk zemërohet për ndonjë epsh kur flitet për to.”1

Pse jo? Sepse një Sunni asocijohet vetëm me Sunnetin. Ai nuk ndikohet nga fyerjet në bazë të epsheve dhe pasuesve të tyre. Ai nuk ndikohet që librat e pasuesëve të bidateve dhe autorët e tyre të fyhen. I tillë nuk është rasti me një person i cili është i ndotur me to edhe pse ai thotë se ai e pason Sunnetin. Sapo të përmenden risitë e tij dhe grupit të tij ai zemërohet. E çfarë të themi kur kur paralajmërohet direkt ndaj tyre? Me siguri ai do të çmendet.

Prandaj, ju do të vini re se si disa Hizbijjun zemërohen dhe ndryshojnë  tiparet e fytyrës kur përmenden gabimet e grupeve të tyre. Pastaj u vie shejtani atyre dhe i bind se zemërimi i tyre është për hirë të fesë së Allahut Subhanehu ue Te ala. Në fakt ata zemërohen për hirë të sektit të tyre dhe përkrahësëve të tij, pavarësisht se a duan apo nuk duan. Është e detyrueshme për të përmendur dhe për të paralajmëruar ndaj gabimeve. Dhe nëse një person e merr me të keq kur gabimet e tij përmenden me qëllim përmirësimi, ju duhet ta dini se ai është një person i mbushur me epsh dhe me një zemër të prishur.


1 el-I’tisam (1/84) na esh-Shatibiu.

Shpërndaje: