Imam Abdurr-Rrahman bin Ebi Hatim er-Rrazi (v. 327)
Burimi: Tafsir el-Kuran el-Adhim (1/404)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (tabarak ue te ala) ka thënë:
وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن كَتَمَ شَهَادَةً عِندَهُ مِنَ اللّهِ وَمَا اللّهُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ
”Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e Allahut pranë vetes dhe e fshehë. Allahu nuk është i panjoftuar me veprimet tuaja.” 2:140
1338 -Isam bin Rauuad na tregoi: Ademi na tregoi: Ebu Xhaferi na tregoi, nga er-Rabi nga Ebul-Alijeh i cili ka thënë:
“Ata janë jehudët dhe nasarat. Ata e fshehën islamin edhe pse e dinin se islami është feja e Allahut. Ata e fshehën Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem), edhe pse ata e dinin se ai është i dërguari i Allahut. Ata mund të lexojnë rreth tij në Teurat dhe Ungjill dhe se ai as nuk ishte as jehudi e as nasrani (i krishterë).”
E ngjashme është transmetuar nga Katade dhe er-Rabi bin Enes.