Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kështu e njeh një Kutbi/Kharixhi

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Keshf-us-Sitar, fq. 108

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje 43: Cilat janë karakteristika tipike i kanë Kutbitë dhe sektarizmi? Ata citojnë Allahun dhe të dërguarin (salAllahu alejhi ue selem) dhe argumentohen me transmetimet e Selefëve për ti mashtruar njerëzit. Si mund ti njohim ata dhe si ti dallojmë ata?

Përgjigje: Kutbitë njihen lehtë. Karakteristikë e tyre janë besnikëria ndaj Sejjid Kutubit dhe mbrojtja e padrejtë e tij. Ata kanë besnikëri ndaj këtij sekti dhe sulmojnë Ehl-us-Sunnetin. Ata kanë shumë tipare. Lexo librat që kam përmendur dhe libra lidhur me ta dhe Sejjid Kutubin. Këto libra i japin atij që ka vizion një themel të qëndrueshëm për të ditur të vërtetën lidhur me këta njerëz. Ata janë hipokritë dhe mashtrues. Ata pretendojnë Selefizmin për të kurdisur mashtrime kundër Selefizmit dhe Selefive. Ata aspak nuk e pasojnë metodologjinë Selefite. Ata vetëm e pretendojnë këtë në mënyrë që të mashtrojnë fenë e njerëzve. Asnjë muslimanë i sinqertë nuk është besnikë ndaj Sejjid Kutubit.

Shpërndaje: