Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (88), min: 40:20
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/igahssat.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si sqarohet që muslimani të shfaq fenë e tij në vendin joislam në të cilin ai jeton?
Përgjigje: Kjo do të thotë që ai të thërret në fenë e Allahut dhe nuk hesht. Ai thërret në fenë e Allahut, në Islam, e mban fenë e tij dhe nuk bën kompromis në lidhje me asgjë. Ai falet, agjëron dhe bën çdo gjë tjetër fetare. Ai nuk bën kompromis në lidhje me asgjë për të kënaqur jomuslimanët ose për të jetuar me ta. Ai nuk bën kompromis me ta asgjë në lidhje me fenë. Kjo është mënyra se si shfaqet feja. Të jesh në gjendje të shfaqësh fenë nuk do të thotë vetëm të falesh dhe të agjërosh. Kështu nuk shfaqet feja. Feja shfaqet kur mosbesimin e tyre e sqaron dhe kur ti thërrasësh ata tek Allahu (azze ue xhel).
Ti duhet të shfaqësh fenë tuaj dhe jo të fshihesh. Disa muslimanë atje fshihen kur falen. Ata falen në vende të fshehta dhe nuk e shfaqin fenë e tyre për shkak të frikës nga jomuslimanët. Kjo është një humbje. Shfaqe fenë tuaj. Feja juaj është nder. Kur e shohin një njeri që i përmbahet fesë së tij, ata e respektojnë më shumë, për dallim kur e shohin atë duke e neglizhuar atë. Atëherë Allahu i bën ata të sundojnë mbi ta. Feja është nder dhe krenari dhe nuk duhet të fshihet nga njerëzit. Ajo duhet të shfaqet. Shumë konvertohen në Islam kur shohin muslimanët duke u falur dhe e thërrasin ezanin. Si rezultat i kësaj, Islami hyn në zemrat e tyre.