Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (27/189-190)
Përgati: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Mund të ndodh që unë të takohen hasë një person kafir në një rrugë të ngushtë dhe fillojë ti flas me butësi dhe buzëqeshje. A është kjo gabim?
Përgjigje: Ty nuk të lejohet që t’ia shfaqësh kafirit pëlqimin apo dashurinë. Kjo është dashuria për të cilën Allahu ka thënë:
لَا تَجِدُ قَوْمًا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَوْ كَانُوا آبَاءهُمْ أَوْ أَبْنَاءهُمْ أَوْ إِخْوَانَهُمْ أَوْ عَشِيرَتَهُمْ أُوْلَئِكَ كَتَبَ فِي قُلُوبِهِمُ الْإِيمَانَ وَأَيَّدَهُم بِرُوحٍ مِّنْهُ وَيُدْخِلُهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ أُوْلَئِكَ حِزْبُ اللَّهِ أَلَا إِنَّ حِزْبَ اللَّهِ هُمُ الْمُفْلِحُونَ
”Nuk gjen popull i cili beson në Allahun dhe në ditën e fundit, të bëjë miqësi me ata që i kundërvihen Allahut dhe të dërguarit të Tij edhe sikur ata të jenë baballarët e tyre, apo bijtë e tyre, apo vëllezërit e tyre, apo të afërmit e tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Allahu) ka skalitur besimin dhe i ka forcuar me shpirt (dritë, udhëzim të vërtetë) nga Vetë Ai. Dhe ata do t’i shpjerë në xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ata janë pala e Allahut. Vërtet! Është pala e Allahut që do të jenë ngadhënjyesit.” 58:22
Ti duhet ta trajtosh atë në përputhje me gjendjen e tij. Nëse ai është i njohur të jetë i keq kundër muslimanëve, duhet ta takosh atë me fytyrë të mrrolur, të zemëruar dhe urryese. Dhe në qoftë se ai është i qetë dhe paqësor dhe ka një marrëveshje midis nesh dhe atyre, ti duhet ta takosh atë me një fytyrë të butë dhe të mos tregosh se je armiku i tij.