Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: ed-Durar en-Nexhmijjeh fi Radd-ish-Shubuhat el-Akadijjeh uel-Menhexhijjeh, fq. 388-391
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmusliamne.com
Ali Hasen el-Halebi ka thënë:
“Nuk duhet të lejohet të vazhduarit që të testohen njerëzit me individë dhe të shkaktohen përçarje për shkak të individëve. Një testim i tillë mund të bëhet vetëm me një person për të cilin Ehl-us-Sunneti dhe dijetarët e tyre janë të bashkuar për të kritikuar dhe dënuar ose për ta lavdëruar. Unë mendoj se ky është rasti me këta dy el-Maghravin dhe el-Ma’ribin – dhe ata që pasojnë rrugën e tyre.”
En-Nexhmi: As Ebul-Hasan e as El-Maghravi nuk i përkasin Ehl-us-Sunnetit. Dijetarët e Ehl-us-Sunnetit nuk janë bashkuar fare se ata nuk duhet të fyen sepse ata janë të kapur për Sunneti, e pasojnë Sunnetin dhe kujdesën për Sunnetin. Librat dhe veprimet e tyre dëshmojnë se ata janë larg nga Sunneti. Nuk e di si mundesh të imagjinosh diçka të tillë.
A nuk e sheh se si Ebu Hasani hedh poshtë njoftimet e transmetuesve të vetëm, Khabar-ul-Ahad?
A nuk i sheh refuzimet kundër tij që janë shkruar nga dijetari fisnik Shejkh Rabi bin Hadi el-Medkhali në librin me titull “Mexhmu-ur-Rudud ala Ebil-Hasan”?
A nuk e ke parë se si ai themelon parimet për të mbrojtur pasuesit e bidateve?
A nuk e ke parë se ai ka shkruar një libër në të cilin ai mbron pasuesit e bidateve dhe udhëheqësit e tyre? Ai libër përbëhet nga dy vëllime dhe quhet “ed-Difa’an Ehl-il-Bid’ah”.
A nuk e dini se ai e ka braktisur Ehl-us-Sunnetin në Jemen dhe i akuzon me sëmundje?
A nuk e di se ai fjalë për fjalë tha se metodologjia e Shejkh Rabi el-Medkhalis e cila është metodologjia e Selefëve dhe e miratuar nga dijetarët e mëdhenj të sotëm, duke përfshirë Shejkh Albanin – është anuluar? Kur Ebul Hasani u pyet: “Përse nuk fole për këtë përpara se të shpërthente sprova? Pse nuk e shpjeguat më parë se Shejkh Rabi dhe këta njerëz kanë parime jo të shëndosha” ai u përgjigj:
“Parimet e Shejkh Rabis janë anuluar në [librin tim]” es-Sirraxh el-Uehhaxh” që nga viti 1418.”
Me parimet e tij jo të shëndosha, Ebu Hasani ka angazhuar njerëzit që:
1 – Transmetimet e transmetuesve të vetëm, Khabar-ul-Ahad, i bëjnë dobi vetëm një supozimi dhe jo i dijes fare.
2 – Fjalët e përgjithshme të njerëzve duhet të interpretohen me fjalët specifike të tyre.
3 – “Duhet këshilluar pa rrënuar.”
4 – “Duhet të kemi një metodologji të gjerë që mban tërë Ehl-ne-Sunnetin dhe tërë umetin.”
5 – “Nuk duhet të pasojmë verbërisht.”
6 – “Ne pasojmë dëshmitë.”
7 – “Askush nuk ka patentë në davet. Daveti nuk ka nevojë për asnjë rojë të derës.”
Qëllimi me të gjitha këto është të sulmojë metodologjinë e Selefit dhe të rrëzon dijetarët e saj. Ndërsa Allahu e ka goditur atë dhe ka bërë që ëndrrat e tij të rrjedhin në rërë. Si mundet ai të refuzojë kritikën e dijetarëve që është e bazuar në dëshmi dhe prova sepse ai pohon se ata vetëm e pasojnë Shejkh Rabin qorrazi? Fakti është se ata kanë të paktën të bëjnë me pasimin e verbër.
Ebul-Hasan:
1 – I fyen sahabët kur ai i quan ata “llum”.
2 – Përshkruan disa profetë në formën e nxitimit të qortuar.
3 – Fyen sahabët kur thotë se edukimi i tyre ishte i dëmtuar.
4 – Posedon parime të prishura dhe dyshime të rreme duke i akuzuar dëshmitë si “jo relevante”, “frikësim” dhe “kritika pa shkak”.
Shih se si nxit rininë dhe budallenjtë kundër dijetarëve dhe bën që ata të refuzojnë gjykimet e tyre kur i akuzon padrejtësisht ata se flasin nga një axhendë e fshehtë. Këtë e bëri pasi mbjelli përçarje.
A e di ti se Ebu Hasani ka thirrur në mënyrë të përsëritur në përçarje dhe e ka lavdëruar atë? Sa shumë që dashamirësit në Jemen dhe Arabinë Saudite u përpoqën që të shuajnë trazirat dhe të parandalojnë përçarjen, por dëshirat e tij të liga dhe agjendat e dukshme dhe të padukshme i mbahen përçarjes, ndarjes, luftës dhe kaosit.
A e dini se ai ka më shumë se 80 kaseta që përbëhen nga lufta kundër Ehl-us-Sunnetit dhe sprovat? Përveç kësaj, provokimet e tij dhe të ndjekësve të tij dhe postimet e tyre në internet.
A nuk e ke lexuar se si el-Maghravi citohet nga kasetat e tij kur bën tekfir mbi muslimanët?