Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kështu kërkohet uji për abdes gjatë udhëtimit

Imam Husejn bin Mesud el-Bagavij (v. 516)

Burimi: Ma’alim-ut-Tenzil (1/437)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) sade:

وَإِن كُنتُم مَّرْضَى أَوْ عَلَى سَفَرٍ أَوْ جَاء أَحَدٌ مِّنكُم مِّن الْغَآئِطِ أَوْ لاَمَسْتُمُ النِّسَاء فَلَمْ تَجِدُواْ مَاء فَتَيَمَّمُواْ صَعِيدًا طَيِّبًا فَامْسَحُواْ بِوُجُوهِكُمْ وَأَيْدِيكُمْ

 “Dhe nëse jeni të sëmurë ose në udhëtim ose kur kryeni nevoja personale, ose keni qenë në marrëdhënie intime me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum me dhe të pastër dhe fërkoni pastaj fytyrat dhe duart tuaja.”1

Nëse personi do të përdorë dheun për shkak të udhëtimit dhe mungesës së ujit, ai duhet së pari të kërkojë ujë. Ai e bën këtë duke kërkuar në kafshën e tij dhe duke u kërkuar shokëve të tij të udhëtimit. Nëse ai është në një shkretëtirë të gjerë dhe të hapur, ai shikon rreth tij. Nëse ai rrethohet nga pengesa të ngushta, si kodrat apo muret, ai i injoron ato. Sepse Allahu ka thënë:

فَلَمْ تَجِدُواْ مَاء

”… dhe nuk gjeni ujë …”

Fakti që ajeti zbatohet vetëm mbi kërkuesin është gabim. Sipas Ebu Hanifes (radijAllahu anhu) nuk është fare kusht për të kërkuar ujë. Uji në anën tjetër tek armiqtë apo shtazët e egra që të mbysin, apo një pus uji pa kovë, është sikurse të mos jetë ujë fare. Këtu atij i lejohet që të përdorë dheun dhe të falet pa pasur nevojë të përsërisë namazin më vonë.


1 4:43

Shpërndaje: