Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)
Burimi: Tuhfat-ul-Muxhib (134)
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Si kujdeset myslimani për fenë e tij në vendin e kufrit?
Përgjigje: ”Duke qenë entuziast, duke iu përqendruar provave dhe duke u shpqëruar me njerëz të drejtë. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Musa el-Esh’ariu radijAllahu anh se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq është si shembulli i pronarit të miskut dhe farkëtarit. Pronari i miskut ose do të japë diçka nga misku, ose do të blesh prej tij misk, ose do të ndjesh prej tij erën e mirë, ndërsa farkëtari ose do t’i djegë rrobat, ose do të ndjesh prej tij erën e keqe.”
Transmeton Muslimi (2628).
Nëse ju nuk merrni ndonjë gjë nga ai, ju të paktën e di parfum e tij. Në marrëdhëniet e keqe, si një farkëtar. Nëse ju nuk janë djegur nga zjarri i tij, që ju të merrni të paktën shkëndija e tij në ju. ”
Allahu thotë në Librin e Tij fisnikë për banorët e Xhenetit:
فَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَى بَعْضٍ يَتَسَاءلُونَ قَالَ قَائِلٌ مِّنْهُمْ إِنِّي كَانَ لِي قَرِينٌ يَقُولُ أَئِنَّكَ لَمِنْ الْمُصَدِّقِينَ أَئِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَامًا أَئِنَّا لَمَدِينُونَ قَالَ هَلْ أَنتُم مُّطَّلِعُونَ فَاطَّلَعَ فَرَآهُ فِي سَوَاء الْجَحِيمِ قَالَ تَاللَّهِ إِنْ كِدتَّ لَتُرْدِينِ وَلَوْلَا نِعْمَةُ رَبِّي لَكُنتُ مِنَ الْمُحْضَرِينَ
”I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë, prej tyre njëri flet e thotë: ”Unë kam pasur njëfarë miku, thoshte: A je ti prej atyre që besojnë se kur të jemi vdekur, të jemi bërë dhé e eshtra të kalbur, do të jemi të shpërblyer për vepra? Ai (besimtari në Xhenet) thotë: ”A vini ju të shikojmë? Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të Xhehenemit. Ai thotë: ”Pasha Allahun, përpak më rrëzove (në Xhehenem) edhe mua. Dhe sikur të mos ishte dhuntia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në zjarr.” 37:50-57
Poeti ka thënë:
Mos pyet për personin, pyet për shokun e tij
çdo njeri e pason atë që është si ai vetë
Këta njerëz thonë se njëra dhe tjetra janë të lejuara, se njëri dhe tjetri janë të ashpër. Detyrimi ytë është që të kesh kujdes prej tyre dhe të qëndroshë larg tyre. Kërko prova:
وَيَوْمَ يَعَضُّ الظَّالِمُ عَلَى يَدَيْهِ يَقُولُ يَا لَيْتَنِي اتَّخَذْتُ مَعَ الرَّسُولِ سَبِيلًايَا وَيْلَتَى لَيْتَنِي لَمْ أَتَّخِذْ فُلَانًا خَلِيلًالَقَدْ أَضَلَّنِي عَنِ الذِّكْرِ بَعْدَ إِذْ جَاءنِي وَكَانَ الشَّيْطَانُ لِلْإِنسَانِ خَذُولًا
”Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: ”I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e profetit! O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.” 25:27-29
Qëndro larg nga pasimi i verbër dhe nga ajo që praktikohej para Islamit. Njeriu e ka zakon të priret tek veprat që ajo e kishte zakon ti vepronte dikur. Duhet qëndruar larg nga kjo dhe duhet të shoqërohesh me myslimanë të drejtë.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Njeriu është në fenë e shokut të tij, prandaj le të shikojë secili se me kë po shoqërohet.”
Transmeton Ebu Daudi (4833), Tirmidhi (2378) dhe Ahmedi (8398). Autentik sipas imam Albanit në “Sahih Sunen Ebi Daud (4833)”.