Shejkh Abdus-Selam bin Selim es-Suhejmi
Burimi: Fikr-ut-Tekfir, fq. 13
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
”Umeti është sprovuar me grupe që e kanë bërë umetin si arë provuese për të arritur në pushtet në emër të Islamit. Në fillim ata janë të dobët dhe të fshehur.
Pasi të kenë bërë për veti një numër të rinjsh të udhhequr nga entuziazmi dhe emocionet, ata fillojnë të luftojnë për të ndryshuar shoqërinë. Motivimi i tyre është të kuptuarit i konceptit Hakimijjeh, Xhahilijjeh dhe Xhihad.
Pastaj, nuk shkon shumë kohë derisa grupet të largohen nga beteja të lodhur dhe të plagosur. Pas tyre lënë të rinj të cilët ose janë vrarë, ndjekur apo edhe janë kapur. E gjithë kjo për ëndrrat dhe parullën të cilën udhëheqësi i grupit kishte premtuar. Dhe kështu vazhdojnë mjerimet. Përpjekjet katastrofale lëvizin nga një vend në një tjetër vend mysliman. Kjo gjendje është për shkak të një varfërie jashtëzakonisht të madhe e të të kuptuarit të Sheriatit.
Një nga këto grupe janë el-Ikhuan el-Muslimun me tri drejtimet e tyre: Banna’ijjeh , Kutbijjeh dhe Sururijjeh. Ata janë djepi i ideologjisë së tekfirit dhe themeli për grupet Hizbijjeh sot.”