Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kështu shejtani e mashtron gruan me vetullat dhe burrin me mjekër

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Fet’h-il-Mexhid (3)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14423

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi që gruaja t’i formësojë dhe t’i zbardhë vetullat?

Përgjigje: Gruas nuk i lejohet që të luaj me vetullat e saj. Pyetësi ka për qëllim gruan? Apo edhe burrat kanë filluat me këtë? Ai ka për qëllim gruan. Gruas nuk i lejohet që të luaj vetullat e saj. Ajo duhet t’i lerë ato sikurse Allahu i ka krijuar ato. Ato janë bukuria e saj.

Megjithatë, shejtani i ka mashtruar gratë me vetullat e tyre në të njëjtën mënyrë sikurse ai i ka mashtruar shumë burra me mjekrat e tyre; Ata i rruajnë ato dhe i shkurtojnë ato. Pasi që i dërguari ﷺ ka urdhëruar që mjekra duhet të lëshohet dhe të nderohet, kështu shejtani do që burri të kundërshtojë të dërguarin ﷺ.

Shpërndaje: