Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (28)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20-5-11-1435.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Ibn-ul-Kajimi (rahimehullah) ka thënë:
Disa i ka shtyrë në mangësim dhe ia kthyen shpinën dijes, ndërsa të tjerët i ka shtyrë në teprim, saqë diturinë e shndërruan në qëllim kryesor, pa vepruar në përputhje me të. “1
Disa i ka shtyer në teprim në mësimet e tyre, ndërsa të tjerët në mangësim në studime; ata nuk studiojnë dhe qëndrojnë larg dijetarëve. Kjo është për shkak se dituria ka humbur vlerën në sytë e tyre.
Të tjerë i ka shtyrë në teprim dhe nuk e praktikojnë atë që mësojnë. Ata janë të kundërt me njëri-tjetrin. Disa veprojnë pa dije, sikurse Sufitë dhe të krishterët. Ata vetëm nxisin në adhurim. Ata madje ndalojnë studimet. Në ditët e sotme ka Sufi që ndalojnë studimet. Argumenti i tyre është se dija largon na adhurimi. Ata urdhërojnë adhurimin dhe dhikrin dhe largojnë nga studimet.
Pastaj ka njerëz të cilët kanë marrë dije, por nuk kanë vepruar me të. Jehudët janë një shembull i njerëzve të tillë. Ata nuk veprojnë sikurse mësojnë. Në fund të “el-Fatihas” thuhet:
اهدِنَا الصِّرَاطَ المُستَقِيمَ صِرَاطَ الَّذِينَ أَنعَمتَ عَلَيهِمْ
“Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira…”
Kjo është rruga që të jetosh sikurse ke mësuar.
غَيرِ المَغضُوبِ عَلَيهِمْ
“…jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin…”
Do të thotë ata që nuk veprojnë sikurse kanë mësuar.
وَلاَ الضَّالِّينَ
“…e as në të atyre që e humbën veten!” 2
Do të thotë ata që veprojnë pa dije.
1 Ighathat-ul-Lahfan (1/86).
2 1:6-7