“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kështu shejtani i mashtron vegjetarianët dhe Hauarixhët

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (28) 

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20-5-11-1435.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Shejtani përpiqet që ti shtyjë robërit që të braktisin çdo gjë që është mesatare, duke shkuar ose në teprim ose në mangësim. Kështu ai bën me njerëzit, përveç atyre që Allahu i mëshiron, që janë mesatar dhe pasojnë të dërguarin (salAllahu alejhi ue selem), pa teprim apo mangësim.

Imam Ibn-ul-Kajimi (rahimehullah) ka thënë:

Disa ranë në mangësim dhe braktisën therjen e zogjve dhe qengjave për ushqim, ndërsa të tjerët ranë në ekzagjerim dhe filluan të derdhin gjakun e pafajshëm.”1

Disa e shohin të madhe çdo lloj vrasje, dhe madje edhe kafshët dhe zogjtë që lejohen të theren. Ata e konsiderojnë veten se po i mëshirojnë zogjtë dhe delet, dhe nuk i therin ato.

Tjerët derdhin gjakun e muslimanëve. Ata janë të kundërt me njëri-tjetrin.


1 Ighathat-ul-Lahfan (1/86).

Shpërndaje: