Përgjigje: Kjo nuk është e vërtetë. Kjo nuk është e vërtetë. Pse nuk janë të përshtatshme për perëndimin? A ka perëndimi gjykime të reja që ndryshojnë nga gjykimet që dijetarët tanë kanë dhënë sipas Kuranit dhe sunnetit? Kjo thënie nuk është e saktë dhe është një pretendim i pabazë.
Dijetarët kanë dhënë maksimumin për të nxjerrë përfundime lidhur me ngjarjet urgjente dhe të reja. Ata mbanin seancë pas seance për të arritur një vendim. Disa ndoshta bëheshin pasivë dhe nuk jepnin fetva (lidhur me ndonjë çështje). Më lejoni të jap një shembull për këtë. Shejkhu ynë Muhamed el-Amin nuk lejoi të bëhet sa’ij (ecje ndërmjet Safa dhe Merua) në katet e sipërme të xhamisë së shenjtë.
Ata mbajtën disa seanca derisa disa dijetarë e konsideruan këtë veprim të lejuar. Shejkhu ynë Muhamed el-Amin esh-Shenkiti -rahimehullah- u largua dhe nuk e konsideroi veprimin të lejuar. Ju e dini se ata bëjnë maksimumin për të nxjerrë fetva, veçanërisht kur bëhet fjalë për ngjarje të reja. Ata patën dhjetëra seanca para se të nxirrnin rregullat në lidhje me fekondimin. Atëherë si mund të thuhet se ata i kishin ndryshuar fetvatë e tyre sot dhe i kishin përshtatur ato sipas nevojave të muslimanëve në perëndim? Gjykimi është një dhe i njëjti.