Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sabil-ur-Rashad fi Sherh Tathir-il-I’tikad an Adran-il-Ilhad, fq. 16
Përktheu: Valdet Gashi
Imam es-San’ani (v. 1182 – rahimehullah) ka thënë:
“Ky libër “Tathir-ul-I’tikad an Adran-il-Ilhad” ishte obligimi imi të shkruaj kur të shoh se si robërit adhurohen si zota karshi Allahut, në qytete, fshatra dhe vende në Jemen, Sham, Egjipt, Nexhd, Tihameh dhe të gjitha vendet e tjera islamike. Bëhet fjalë për besimet e kota rreth varreve dhe të gjallëve dhe në të njëjtën kohë pretendojnë se dinë të fshehtën, ndërsa janë ndër më mëkatarët, nuk prezenton nëpër xhamitë e muslimanëve, nuk shihet duke falë namaz, nuk e di Kuranin as Sunnetin, nuk i frikësohet ringjalljes as llogarisë.”1
Prandaj ishte obligim për mua të kritikojë atë që Allahu ka obliguar të kritikohet, e të mos jemë nga ata që e fshehin atë që Allahu ka urdhëruar të shfaqet.
Idhujtaria u përhap në vendet me përhapjen e Sufive dhe Shiave. Ishin ata që i sollën këto sprova në vendet muslimane.
1 Tathir-ul-Iktad an Adran-il-Ilhad, fq. 48