Dr Abdul-Aziz bin Ahmed el-Humejdi
Burimi: Bara’at-ul-A’immeh el-Arba’ah min Masa’il-il-Mutakal-limin el-Mubtada’ah, fq. 71-73
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Gjithashtu libri “El-Alim uel-Muta’al-lim” i atribuohet imam Ebu Hanifes (rahimehullah). Libri flet në lidhje me pyetjet e një nxënësi, dhe gjithashtu për autorin e librit i cili quhet Ebu Mukatil es-Samerkandi i cili i shtron pyetje imamit i cili iu përgjigj. Nëpërmjet shqyrtimit të zinxhirit të tij të transmetimit dhe përmbajtjes, bëhet e qartë se libri është i trilluar në emër të Imam Ebu Hanifes.
Libri është transmetuar nga Ebu Muhamed el-Harithi el-Bukhari, nga Muhamed bin Jezidit, nga el-Hasan bin Salih, nga Ebu Mukatil, nga Ebu Hanife1.
1 – Ebu Muhamed el-Harithi el-Bukhari quhej Abdullah bin Ja’kub dhe ishte i akuzuar për trillime.
Ibnul-Xhauzi tha:
Ebu Sa’id El-Rauas ka thënë për këtë person: “Është i akuzuar për trillime.”2
Es-Sulejmani ka thënë:
“Ai e kishte zakon të trillonte zinxhirë transmetimi të haditheve dhe i trillonte hadithe zinxhirëve të transmetimeve. Ky është një lloje trillimi.”3
El-Khatib ka thënë:
“Ai ishte një njeri që tregonte gjëra të çuditshme, të refuzuara dhe të çuditshme.” 4
Pra ai njihej për trillime dhe për përpilimin e zinxhirëve të transmetimeve. Ai vdiq në vitin 345 h.
2 – Muhamed bin Jezid është i panjohur dhe nuk ka biografi të njohur në tërësi.
3 – El-Hasan bin Salih është ndoshta Ibn Hajj el-Hamadani. Nëse po ai ishte i besueshëm, dijetar dhe adhurues. Ai vdiq në vitin 169 h.
4 – Ebu Mukatil quhej Hafs bin Silm es-Samarkandi. Ai vdiq në vitin 208 h.
Es-Sulejmani ka thënë për të:
“Ai i përket atyre që shpikin hadithe.”5
El-Xhuzaxhani ka thënë:
“Ai e kishte zakon ti shpikte zinxhirë të transmetimeve thënieve të bukura.”6
Imam Ibn Mehdi ka thënë:
“Pasha Allahun! Nuk lejohet të transmetosh prej tij.”7
El-Haikim ka thënë:
“Uaki bin el-Xherrah e akuzuan atë për gënjeshtër në Kufah.”8
Edh-Dhehebi ka thënë:
“Ai është me të vërtetë shumë i dobët.”
Ai pra është një transmetues i keq dhe i akuzuar për gënjeshtër dhe trillime.
Zinxhiri i transmetimit fillon me trilluesin el-Harithi dhe përfundon me gënjeshtarin dhe shumë të dobëtin Ebu Mukatil. Si mund të besosh se një libër me këtë zinxhir transmetimi është me të vërtetë i Imam Ebu Hanifes?
1 Këtë e shkruan El-Keutheri në parathënien e “El-Alim uel-Muta’al-lim”.
2 Edh-Dhu’afa (2/141).
3 Lisan-ul-Mizan (3/348).
4 Tarikh Bagdad (10/126).
5 Lisan-ul-Mizan (2/323).
6 Ahual-ur-Rixhal, fq. 345
7 Kitab-ul-Maxhruhin (1/26) nga Ibn Hibani.
8 El-Madkhal ilas-Sahih, fq. 130
9 El-Mughni fidh-Dhu’afa (6/179).