Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Ligjërata: “Mafahim jaxhib an nusahhih”
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Albani: A ke dëgjuar rreth Abdullah Azzamit?
Dëgjuesi: Po!
Abdullah Azzami ka qenë këtu me Ikhuanul Musliminë; kjo ka ndodhur para shtatë-tetë vitesh. Ikhuanu Musliminët kishin marrë vendim që të më bojkotojnë mua, të mos prezantojnë në ligjëratat e mia dhe të gjithë ata që i bashkohet thirrjes sime. Abdullah Azzami ishte i vetmi nga Ikhuanu Musliminët i cili vinte i pari në çdo ligjëratë timen.
Me vete barte një bllok dhe një laps shumë të vogël, në të cilën shkruante shkurtimisht atë që flitej. Mirëpo kur ata morën vendimin për bojkotimin e ligjëratave të mia, ai nuk erdhi më kurrë.
Një ditë rastësisht e takova pas namazit në xhaminë e cila quhet Suhejb. Unë i dhashë selam ndërsa ai ma ktheu selamin ndërsa ishte i turpëruar sepse nuk donte ta thyente premtimin që kishin bërë të më bojkotuar.
Unë i thashë atij: “A është kjo me të cilën islami ju ka urdhëruar juve?”
Ai tha: ”Shpejt retë e verës do të kthjellohen e do të kalojnë këto ditë.”
Një ditë ai erdhi tek unë ndërsa unë nuk isha në shtëpi. Ju tregua atij se unë isha tek dhëndri im Nidhami, ai erdhi aty trokiti dhe hyri brenda.
Pastaj tha: ”Të kërkova në shtëpinë tënde por ti nuk ishe aty, unë jam i etur për të fituar nga dituria juaj – e fjalë të tilla.”
Unë e pyeta: ”Çfarë qëllimi keni me këtë bojkotim?”
Ai ma ktheu: ”Ti ke bërë tekfir mbi Sejjid Kutub. Kjo është arsyeja e bojkotimit.”
Unë e pyeta: ”Ku e kam thënë këtë gjë?”
Ai ma ktheu: ”Ti thua se ai (Sejjid Kutub) flet sipas Pantezimit në komentimin e Sures El-hadid dhe El-Ikhlas.”
Unë i thashë: ”Po, ai (Sejjid Kutub) në ato vende ka thënë disa nga thëniet e Sufive. Dhe e vetmja që kuptohet nga ajo është se ai flet sipas panteizmit. Por sipas Parimeve tona ne nuk gjykojmë me tekfir mbi personin i cili ka rënë në kufër derisa të mos i qartësohet atij e vërteta.”
Si mundët të merrni vendimin të më bojkotoni mua kur unë jam në mesin e juaj?
Nëse ti nuk ke ardhur tek unë, ke pasur mundësinë të dërgosh dike për të shikuar se a është e vërtet se unë kam bërë tekfir mbi Sejjid Kutub.
Sejjid Kutub ka thënë njërën dhe tjetrën sa këndej e andej.
Pastaj, Azzami shpërtheu dhe tha: Burri (Sejjid Kutub) ka besuar në Allahun dhe të Dërguarin e Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe në Teuhid.
Ne i thamë: Vëlla i dashur ne nuk po i refuzojmë të vërtetat që i ka thënë Sejjid Kutub, por ne po i refuzojmë gabimet që i ka thënë ai.
Megjithëse ne patëm këtë bisedë, ai përhapi dy-tre artikuj në revistën Kuvajtiane “el-Muxhtama” ku shkruhej me shkrime të mëdha: “Shejkh Albani bën tekfir mbi Sejjid Kutub.”
Dhe kjo është një histori e gjatë, por qëllimi i gjithë kësaj është se ai që thotë se Albani ka bërë tekfir mbi Sejjid Kutub është njëjtë si të thuhet Albani ka lavdëruar Sejjid Kutubin në një vend të posaçëm. Këta njerëz janë pasues të epsheve dhe e vetmja mënyrë për tu marrë me ta është që të lutësh Allahun që t’i udhëzojë ata.
أَفَأَنتَ تُكْرِهُ النَّاسَ حَتَّى يَكُونُواْ مُؤْمِنِينَ
A do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?!” 10:99
Për këtë gjë, unë kam marrë vendim se ne duhet të thërrasim në Sunnet dhe të përhapim atë në mesin e njerëzve. Ndërsa nuk thellohemi në njerëz të caktuar, aq më pakë kur ata nuk janë më në mesin tonë.