Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këta nuk duhet t’i thonë tekbiret gjatë ditëve të teshrikut

Imam Abdullah bin Ahmed bin Hanbel (v. 290)
Meseil-ul-Imam Ahmed (2/432-433)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

609 – I lexova babait tim (imam Ahmedit):

“Kush duhet të thotë tekbiret gjatë ditëve të teshrikut?

Ai u përgjigj: Të gjithë ata që falen me xhemat. Ai që falet vetëm nuk duhet ta bëjë këtë.

Ai tha: Kur Ibn Umeri u falë vetëm, ai nuk i tha tekbiret pas namazit. As gratë nuk duhet t’i thonë tekbiret.

Shpërndaje: