Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këtë duhet studenti tu’a mësojë të tjerëve

Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan

Uasaja ue Tauxhihet li Tul-lab-il-Ilm, fq. 526-527

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Studenti duhet ta bëjë hamd dhe ta falënderojë Allahun për të gjitha këto mirësi dhe të sigurohet që ai t’i jep një pjesë të kohës njerëzve të tjerë. Nëse është në një fshat, duhet të sigurohet që tu’a mësojë atyre dijen (fetare). Një nga çështjet më të mëdha të cilës studenti duhet t’i japë rëndësi është mësimdhënia e besimit. Dhe ndër librat më të dobishëm në lidhje me besimin për fillestarët janë disertacionet “el-Usul ath-Thelatheh” dhe “el-Kauaid el-Arba’ah”shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab (rahimehullah).

Studenti duhet të sigurohet që të kujdeset për pastrimin e dijes që ai zotëron dhe ta adhurojë Allahun. Shpresojmë që Allahu do ta udhëzojë injorantin në mënyrë që ai (studenti) të bëhet arsyeja e suksesit të tij (injorantit).

Shpërndaje: