Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këtë duhet ta di dhe ta praktikojë çdo vajzë

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Ghajat-ul-Maram, fq. 223

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Çdo vajzë duhet të di se është e detyruar që të bartë khimar që mbulon kokën, qafën dhe kraharorin, siç dëshmohet nga hadithet e shumta. Asaj nuk i lejohet që të neglizhojë përmbushjen praktikimin e tyre.

Mbi khimarin e saj ajo duhet të vendosë xhilbabin. Shumica e grave të mbuluara muslimane – duke përfshirë gratë që e quajnë veten “thirrëse në fe” dhe madje edhe gratë e disa thirrësave në fe (!!!) – mjaftohen që të veshin khimarin pa xhilbab. Ata mendojnë se vetëm khimari është i detyrueshëm. Ky është një gabim i përhapur që vetëm po përhapet më tutje. Kjo ndihmohet nga heshtja e dijetarëve dhe disave që flasin por i ngjan kësaj heshtje. Do të ishte e shkëlqyer nëse autori ti kujtonte ata të paktën në lidhje me ajetin në lidhje me xhilbabin ashtu siç veproi me ajetin në lidhje me khimarin:

يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاء الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِن جَلَابِيبِهِنَّ

“O profet! Thuaju bashkëshorteve të tua dhe bijave të tua edhe bashkëshorteve të besimtarëve të lëshojnë vellon (xhilbabin) e tyre mbi gjithë trupin e tyre.”33:59

Shpërndaje: