Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këtë duhet vepruar për ti shpëtuar zjarrit

Alameh Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa’di (v. 1376)

Burimi: Bahxhatu Kulub-il-Abrar, fq. 18

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Një beduin erdhi tek i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe tha: “O i dërguari i Allahut! Më udhëzo tek një vepër e cila më fut në xhenet.” Ai tha: “Ti duhet të adhurosh Allahun dhe të mos adhurosh askënd karshi Tij, të falësh namazet farze, të japësh zeqatin dhe të agjërosh muajin e Ramazanit.” Ai tha: “Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, unë do të shtojë e as nuk do të mangësojë më shumë se kaq.” Pasi ai shkoi, profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha: “Kush dëshiron të shohë një njeri nga xheneti le të shikoj në këtë njeri.”

Shumë hadithe të ngjashme janë transmetuar në lidhje me këtë parim madhështor. Në parim, të gjithë thonë se ai që përmbush farzet e Allahut dhe u shmanget harameve, meriton të hyjë në xhenet dhe të mbrohet nga zjarri. Ai që përmbushë këtë meriton të quhet “musliman” dhe “besimtar” dhe u takon njerëzve të devotshëm dhe të suksesshëm që ecin në rrugë të drejtë.


1 Bukhari (1397), Muslimi (14) dhe Ahmedi (8310).

Shpërndaje: