Imam Abdurr-Rrahman bin Ebi Hatim er-Rrazi (v. 327)
Burimi: Tafsir el-Kuran el-Adhim (1/235)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:
أَفَتَطْمَعُونَ أَن يُؤْمِنُواْ لَكُمْ وَقَدْ كَانَ فَرِيقٌ مِّنْهُمْ يَسْمَعُونَ كَلاَمَ اللّهِ ثُمَّ يُحَرِّفُونَهُ مِن بَعْدِ مَا عَقَلُوهُ وَهُمْ يَعْلَمُونَ
”A shpresoni se do t’u besojnë ata juve (jehuditë), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e Allahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç’bënin) i ndryshuan ato.” 1
775 – Muhammed bin Jahja na tregoi: Abu Ghasan na informoi: Selemeh bin el-Fad’hl na tregoi nga Muhammed bin Is’hak; Muhammed bin Ebi Muhammed më tregoi, nga Ikrimeh ose Se’id bin Xhubejri, nga Ibn Abbasi i cili ka thënë:
“Ajeti ka për qëllim Teuratin, sepse të gjithë e kanë dëgjuar atë. Ai ka për qëllim ata që i kërkuan Musait që ta shohin Zotin e tyre dhe si rezultat ata u goditën nga rrufeja2.”
776 – Babai im më tregoi: Ahmed bin Abdirr-Rrahman na tregoi: Abdullah bin Ebi Xhaferi na tregoi, nga babai i tij, nga i er-Rabi bin Enes i cili tha:
“Ata e dëgjuan shpalljen. Ata dëgjuan atë që profetët dëgjonin.”
777 – Muhammed bin Jahja na tregoi: Ebu Ghasan na informoi: Selemeh: Muhammed bin Is’hak tha: Disa dijetarë më treguan:
“Ata i thanë Musait “O Musa! Ne nuk mund ta shohim Allahun. Atëherë le të dëgjojmë fjalimin e Tij, kur Ai flet me ty.” Musai e luti Zotin e tij për këtë dhe Ai i tha: “Po. Urdhëroi ata që të pastrojnë veten dhe rrobat e tyre dhe të agjërojnë.” Ata e bënë këtë. Ai shkoi me ta deri sa ata arritën tek mali Tur. Kur ata ishin mbuluar nga retë Musa i urdhëroi ata që të bien në sexhde. Aty dhe atëherë Zoti foli me të. Ata e dëgjuan zërin e Tij dhe se si Ai i urdhëroi dhe i ndaloi ata. Ata e kuptuan atë që e kishin dëgjuar prej Tij. Pastaj ai shkoi me ta tek Beni Israilët.”
1 2:75
2 Shih: https://www.perlatmuslimane.com/prandaj-izraelitet-rane-te-vdekur-ne-toke/