Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (915)
Data e fetvas: 20/3-1417 ose 5/8-1996
Përktheu: Valdet Gashi
Shejkh Muhammed bin Xhemil Zejno: Duket se Sejid Kutubi bënë tekfir mbi shoqëritë (islame), sepse ata nuk besojnë në Hakimijeh, zbatimin e ligjit të Allahut, ai nuk bën dallim në mes kufrit të vogël dhe të madh, dhe atij nuk i intereson për bidatet dhe duatë që u bëhen të tjerëve pos Allahut tek varret. Ai flet vetëm për Hakimijeh. Disa përpiqen ta justifikojnë atë; çfarë justifikim ka ai?
Përgjigje: Para së gjithash, unë mendoj se është më mirë për ne që ne të merremi me të gjallët dhe jo të vdekurit.
Së dyti, unë i kam thënë vëllait tonë Dr. Rabi (el-Madkhaliut) se Sejid Kutubi nuk ishte dijetarë. Ai ishte një shkrimtar egjiptian, i cili nuk kishte arritur dituri të duhur. Megjithatë, duket se ai ishte një shkrimtar i mirë dhe ndoshta edhe kishte një entuziazëm fanatik për Islamin, si shumë të rinj sot, por siç ka thënë poeti:
Sa’di i solli devet për të pirë, por ishte i mbështjellë ngushtë në një mantel
nuk u jepet ujë kështu deveve, o Sa’d
Ashtu sikurse Dr. Rabi el-Medkhali – Allahu e shpërbleftë atë me të mira – ka treguar librat e tij (Sejid Kutubit) janë plot gabime si në çështjet e besimit ashtu edhe të fikhut. Kur unë them se ne duhet të merremi vetëm me të gjallët në vend të vdekurve, kam për qëllim se ne nuk duhet të kemi një armiqësi ndaj një personi, por kundër thirrjes së tij. Ndërsa kjo vlen pasi ai të ketë vdekur.