Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Personi i cili zgjohet kur të thirret ezani për namazin e sabahut por nuk zgjohet për të falë namaz nate, a përfshihet nga hadithi i të dërguarit ﷺ:
“Këtij i ka urinuar shejtani në veshët e tij.”
Përgjigje: Po. Ai që e braktis namazin e natës dhe fle deri sa të hyjë namazi i sabahut, atë e ka urinuar shejtani në veshët e tij. Po!
Hadithi i plotë është:
Transmeton Ibn Mesudi -radijAllahu anhu-:
“Një njeri u përmend në prani të profetit ﷺ, për të cilin u tha:
Ende po fle, sa që u zbardh dita e nuk është zgjuar për namaz.
Profeti ﷺ: “Këtij i ka urinuar shejtani në veshët e tij.” Bukhari (1144).