Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr
Burimi: Shkëputur nga ligjërata: “Dhe gratë e tij janë nënat tuaja”
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ja një historik i shkurtër i grave të profetit ﷺ:
1. KHadixheh bint Hu’uejlid el-Esedijjeh el-Kureshijjeh: Kjo ishte gruaja e parë e tij, e me të cilën u martua para profecisë ndërsa ajo ishte në të dyzetat ndërsa profeti ﷺ ishte njëzetepesë vjeçar. Kjo ishte gruaja e vetme e tij ﷺ derisa ajo vdiq. Kjo ishte nëna e të gjithë fëmijëve të tij përveç Ibrahimit i cili kishte lindur nga robëresha e tij Maria el-Kibtijjeh. Hadixheja ishte gruaja e tij e cila i’u gjend pranë, sidomos në fillimet e shpalljes.
Prej veçorive të saj, janë:
– Ajo ishte gruaja e parë e këtij ummeti e cila besoi në Allahun dhe në të dërguarin e Tij.
– Allahu i dërgoi asaj selam nëpërmjet engjëllit Xhibril. Kjo është e veçantë për të dhe nuk njihet për këtë veçori ndonjë grua tjetër.
– Ishte gruaja e parë e këtij ummeti që i’u kishte premtuar një shtëpi nga margaritarët në xhenet.
– Profeti ﷺ nuk ishte martuar me ndonjë grua tjetër përderisa ajo ishte gjallë. Gjë e cila nuk kishte ndodhur me gratë e tjera pas saj.
2 . Seudeh bin Zem’ah bint Kajs el-Kureshijjeh: Me të ishte martuar pas vdekjes së Hadixhes, para se të emigroj në Medine. Kjo ishte gruaja e tij e cila ditën e saj të cilën e kishte profeti ﷺ për detyrë ta kaloj tek ajo, i’a kishte dhënë Aishes. Kjo e bëri këtë për shkak se e donte profetin ﷺ, dëshiroi të jetë gruaja e tij në këtë botë dhe në ahiret. Ajo vdiq pak para se të përfundoj hilafeti i Umerit (radijAllahu anhuma).
3. Es-Siddikah bint es-Siddik. Aishe bin Ebi Bekr: Ndryshe quhej, e dashura e të dërguarit të Allahut, e cila ishte e mbrojtur nga mbi shtatë qiej. Ajo ishte gruaja e cila i ishte treguar profetit ﷺ nga ana e Xhibrilit se ajo do të jetë gruaja jote! Me të u fejua përderisa ishin në Mekë në moshën gjashtë vjeçe, ndërsa u martua me të pasi emigroi në Medinë ndërsa ajo ishte nëntë vjeçe. Në këtë gjejmë refuzimin më të fortë ndaj atyre që thërrasin në mos-martesën e femrës në moshë të hershme (nëse ajo është e gatshme për këtë (v.p.)).
Prej veçorive të saj, veçojmë:
Profeti ﷺ nuk martoi ndonjë grua tjetër virgjëreshë. Pra, ajo ishte e virgjëra e vetme kur u martua me të ﷺ. Asnjëherë nuk kishte zbritur shpallje në mbrojtje të ndonjë gruaje përveç saj. Ishte krijesa më e dashur e tij ﷺ. Ajo ishte gruaja më e mençur dhe më e ditur prej grave të tij dhe të gjithë këtij ummeti, saqë edhe sahabët më të mëdhenj e pyesnin ndonjëherë atë dhe e merrnin fjalën e saj. Allahu zbriti ajete kuranore në mbrojtje të nderit të saj, ajete të cilat i gjejmë në suret Nur. Një herë prej herësh ajo kishte thënë: “Çështja ime në vetvete më dukej më e thjeshtë saqë Allahu të më mbroj mua me anë të shpalljes, e cila do të lexohet përherë.”
Profeti ﷺ vdiq në shtëpinë e saj, në ditën kur ai ﷺ kishte radhën të fle me të, kishte vdekur përderisa ai kishte vënë kokën në gjoksin e saj dhe ishte varrosur në shtëpinë e saj.
4 . Havsa bint Umer bin Khatab. Ai u martua me të në vitin e tretë hixhrij. Ndërsa ajo kishte vdekur në vitin e njëzetetetë. Allahu qoftë i kënaqur me të.
5. Zejneb bint Hazimeh el-Kajsijjeh. Ajo vdiq dy muaj pasi ishte martuar me profetin ﷺ. Ajo ndryshe quhej Ummul-Mesakin (nëna e të varfërve), për shkak se jepte shumë lëmoshë për të varfrit.
6 . Ummu Seleme Hind bint Ebi Umejje el-Kureshijjeh el-Mahzumijjeh. Thuhet se ajo ishte gruaja e fundit prej grave të tij që kishte vdekur. Thuhet se ka vdekur në vitin gjashtëdhjetedy hixhrij. Ishte varrosur në varrezat el-Beki’. Profeti ﷺ ishte martuar me të në vitin e katërt hixhrij. Prej veçorive të saj është se:
Xhibrili kishte ardhur tek profeti ﷺ përderisa ai ishte tek Ummu Selemeh, ndërsa ajo e kishte parë atë (Xhibrilin) të personifikuar në pamjen e sahabiut të ndershëm Dihjetul-Kelbij.
7 . Zejneb bint Xhahsh prej familjes beni Kharimeh. Ajo ishte vajza e hallës së tij Umejje bint Abdul-Mutalib. Me të ishte martuar në vitin e katërt hixhrij. Ajo ishte fillimisht e martuar me Zejd bin Harith, dhe për të kishte zbritur ajeti me të cilin e martoi me profetin ﷺ. Me këtë fakt, ajo mburrej ndaj grave të tjera të tij ﷺ dhe u thoshte: “Juve iu kanë martuar familjet tuaja me të, ndërsa mua më ka martuar Ai që është mbi shtatë qiej!” Ajo vdiq në vitin e njëzetë hixhrij në qytetin e Medinës dhe u varros në el-Beki’. Ajo ishte gruaja e parë prej grave të tij ﷺ e cila vdiq pas vdekjes së profetit ﷺ.
8 . Xhuuejrije binte l-Harith el-Mustalikah. Ajo ishte nga robëreshat që ishte zënë nga fisi Beni Mustalik e cila erdhi tek profeti ﷺ për t’i ndihmuar në lirimin nga robëria. Pasi e liroi atë, ajo u martua me të në vitin e gjashtë hixhrij. Ajo ishte shkaktare që i’u liruan njëqind nga familja e saj. Ngase, njerëzit nuk mundën që të mbajnë në robëri të afërmit e saj për shkak të respektit që kishin ndaj tij ﷺ. Ajo vdiq në vitin pesëdhjetegjashtë hixhrij.
9 . Ummu Habibeh bint Ebi Sufjan el-Kureshijeh e cila ishte njëzeteshtatë vjeçe. Me të u martua kur ajo ende ishte në Etiopi. Kur ajo u nis për në Medinë, Nexhashiu i kishte dhënë me vete 400 dinarë. Ajo vdiq përderisa në udhëheqje të shtetit ishte vëllai i saj Mu’aviu (radijAllahu anhuma). Ajo që përmendet tek ajo, ishte se, një herë prej herësh kur i erdhi asaj babai në vizitë, ajo nuk e la që të ulej në shtratin e profetit ﷺ duke i thënë se ti je mushrik.
10 . Safije bint Hujej bin Akhtab. Hujej ishte prej pasardhësve të Harunit ﷺ. Ajo njihet si gruaja më e bukur ndër gratë e të gjitha kohërave. Me të u martua në vitin e gjashtë hixhrij. Fillimisht, ajo ishte robëreshë, por pasi e liroi atë nga robëria, ajo i’u vetëafrua atij ﷺ për shkak të mirësisë që ai ﷺ e bëri me të.
11 . Mejmune binte el-Harith el-Hilalijjeh. Ajo ishte gruaja e fundit me të cilën ishte martuar profeti ﷺ. me të u martua në një fshat afër Mekës në vitin e shtatë hixhrij, pasi kishte veshur rrobat pas kryerjes së umres. Ajo ishte tezja e Abdullah bin Abasit dhe Khalid bin Uelidit. Ajo vdiq në fshatin e saj në Sirf në vitin gjashtëdhjet e dy hixhrij.