Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këtu nuk hyjnë engjëjt

Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (1/2/691-693)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

356 – Profeti ﷺ ka thënë:

”Më erdhi Xhibrili -alejhis selam- dhe më tha: “Të erdha dje tek shtëpia në të cilën ishe dhe nuk më ndaloi të hyjë tek ti përveç një skulpturë [burrash] që ishte në derë, gjithashtu në shtëpi gjendej një perde me piktura dhe një qen. Urdhëro që skulpturës në derë t’i hiqet koka në mënyrë që të marrë formën e një peme, urdhëro që perdja të pritet dhe me të bëhen dy jastëk që shkelën në to dhe urdhëro që të nxirret qeni!

I dërguari i Allahut ﷺ e bëri këtë. Qeni ishte klyshi i Hasanit dhe Husejnit i cili ishte shtrirë nën shtratin e tyre.

Transmeton Tirmidhi (2806).

Ai ﷺ tha:

”Xhibrili më këshilloi aq shumë në lidhje me fqinjin saqë mendova se do ta bëjë trashëgimtarë timin.”

Transmeton Ahmedi (2/305), ky formulim është i tij, Ebu Daudi (4158), Tirmidhi (2/132) dhe Ibn Hibani në ”es-Sahih (1487)” nga Junus bin Ebi Is’haku, nga Muxhahidi, nga Ebu Hurejra, nga i dërguari i Allahut ﷺ.

Zinxhiri është në përputhje me kushtet e Muslimit dhe është vërtetuar nga Tirmidhi dhe të tjerët.

Mësimet nga hadithi:

1 – Imazhet janë të ndaluara dhe ndalojnë engjëjt nga hyrja në shtëpi. Hadithet lidhur me ndalimin e tyre janë aq të njohura saqë nuk kanë nevojë të përmenden.

2 – Ndalimi përfshinë imazhet në formën e figurave dhe varieteteve të tjera sepse fjalët e Xhibrilit -alejhis-selam- janë të përgjithshme:

”Sepse ne nuk hyjmë në ato shtëpi ku ka figura.”

Imazhet e përmendura ishin figura në perde e jo skulptura të gdhendura. Nuk ka dallim në mes të figurave që janë qëndisura në rroba, vizatimeve në letër dhe fotografive. Të gjithë ato janë imazhe dhe gjitha veprimet pas tyre janë bërje e imazheve. Të bësh dallimin mes vizatimeve dhe fotografive në kuptimin që të parat janë të ndaluara ndryshe nga të dytat është një konsiderim i cektët dhe i qortuar.

1 Në një formulim tjetër thuhet:

”Në shtëpi është një perde me figura. Hiqjau kokat dhe bëje një qilim ose jastëk të cilat ju i shkelni. Sepse ne nuk hyjmë në ato shtëpi ku ka figura.”

Shpërndaje: