Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këtu nuk hyjnë engjëjt

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (vdiq. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (1/2/691-693)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

356 – Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Xhibrili (alejhis-selam) erdhi tek unë dhe më tha: ”Kam ardhur tek ti mbrëmë. E vetmja gjë që më ka penguar që të hyj në shtëpinë tënde, ishte një pikturë e një burri. Në shtëpi kishte piktura në perde. Urdhëroj që pikturave tu hiqen kokat në mënyrë që ato të bëhen si pemë. Urdhëroj që perdja të griset dhe të bëhen dy jastëkë të shtypur1. Urdhëroj që qeni të nxirret jashtë nga shtëpia. ”I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e bëri këtë. Qeni ishte klyshi i Hasanit dhe Husejnit i cili ishte shtrirë nën shtratin e tyre. Ai (salAllahu alejhi ue selem) tha: ”Xhibrili më këshilloi aq shumë në lidhje me fqinjin saqë mendova se do ta bëjë trashëgimtarë.”

Transmetuar nga Ahmedi (2/305) i të cilit është ky formulim, Ebu Davudi (4158), Tirmidhi (2/132) dhe Ibn Hibani në ”es-Sahih” (1487) nga Junus bin Ebi Is’haku, nga Muxhahidi, nga Ebu Hurejra, nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem).

Zinxhiri është në përputhje me kushtet e Muslimit dhe është vërtetuar nga Tirmidhi dhe të tjerët …

Mësimet nga hadithi:

1 – Imazhet janë të ndaluara dhe ndalojnë engjëjt nga hyrja në shtëpi. Hadithet lidhur me ndalimin e tyre janë aq të njohura saqë nuk kanë nevojë të përmenden.

2 – Ndalimi përfshinë imazhe në formën e pikturave dhe varieteteve të tjera, sepse fjalët e Xhibrilit (alejhis-selam) janë të përgjithshme:

”Ne nuk hyjmë në shtëpi ku ka piktura.”

Imazhet e përmendura ishin piktura në perde e jo skulptura të gdhendura. Nuk ka dallim në mes të fotografive që janë qëndisur në rroba, vizatimeve në letër dhe fotografive. Të gjithë ato janë fotografi dhe gjitha veprimet pas tyre janë bërje e fotografive. Të bësh dallimin mes vizatimeve dhe fotografive në kuptimin që të parat janë të ndaluara ndryshe nga të tjerat, është një shkikim i cektët dhe i qortuar.

1 Në një formulim tjetër thuhet:

”Në shtëpi është një perde me piktura. Hiqjau kokat dhe bëje atë një qilim ose jastëk të cilat ju i shkelni. Ne nuk hyjmë në shtëpi në të cilat ka piktura.”

Shpërndaje: