“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

”Khilafeti Islam” … është duke ardhur!!!

Shejkh Muhammed bin Umer Bazmul 

Burimi: http://www.alwaraqat.net/content.php?6297-%AB%CF%E6%E1%C9-%C7%E1%CE%E1%C7%DD%C9%BB..%

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Vëlla i nderuar musliman! Mos u mashtro me fjalën e tyre ”khilafet i drejtë” dhe se ai është shpallur!

A mund të jetë hija e drejtë nëse shkopi është i shtrembër?!

A mund të arrihet tek udhëzimi, e vërteta dhe tek ngrejtja e fesë me anë të një rruge e cila e lufton dhe e kundërshton fenë?!

A e ke pyetur veten tënde ndonjë ditë, se khilafeti i drejtë ka munguar që prej qindra vitesh, dhe se askush prej dijetarëve të muslimanëve nuk u ngrejt dhe nuk thërriste për ngrejtjen e një shteti të drejtë duke i dal kundra (duke bërë khuruxh) pushtetarëve të cilët ishin të pranishëm në atë kohë?

A mund të mblidhet/bashkohet ummeti islam në humbje ?

A mund të imagjinohet se kjo gjë (ngritja e khilafetit me anë të khuruxhit) nëse do të ishte e saktë nuk do ta dinin atë muslimanët dhe dijetarët, porse e dinë atë këta njerëz në këtë kohë ?

A mund të realizohet khilafeti I drejtë duke (bërë khuruxh) i dalur kundra pushtetarëve dhe duke prishur marrveshjet që janë midis tyre dhe popullit të tyre?

I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) thotë, sikurse e transmeton Ibn Abbasi (radijallahu anhuma) se Ai (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:


”Ai i cili shikon prej prijësit të tij diçka të cilën e urren, le të duroj. Sepse ai i cili ndahet/largohen nga xhemati një pëllëmbë dhe vdes, vdes në një vdekje injorante/pagane.”

Nga Nafi transmetohet se ka thënë: Shkoi Abdullah Ibn Umer tek Abdullah Ibn Muti`j kur ndodhi ajo çfarë ndodhi në luftën e ”El-Har-retu” në kohën e Jezid Ibn Muauije dhe ai tha:
”Shtrojini Ebu AbdurRahmanit një jastik (që të ulet/mbështetet)!”

Ai u përgjigj:
”Unë nuk kam ardhur që të ulem, porse erdha që të të tregoj një hadith të cilin e kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem), i cili ka thënë:

”Ai që heq dorë nga bindja (ndaj pushtetarit) do ta takojë Allahun në ditën e gjykimit dhe nuk do të ketë argument për të (për tu mbrojtur) dhe ai I cili vdes dhe nuk ka në qafën e tij një besatim, vdes në një vdekje injorante/pagane.”

A mund të vendoset khilafeti i drejtë kur është bërë i lejuar derdhja e gjakut që është harram të derdhet dhe që është i pafajshëm?! Po vriten muslimanët dhe po ju shërbehet pasuesve të shirkut dhe adhuruesve të idhujve.

I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë, sikurse transmetohet nga Abdullah Ibn Umer se ka thënë:

”Prej çështjeve më të rrëzikshme nga e cila nuk mund të dal/shpëtoi ai i cili ka rënë në të është; derdhja e gjakut që është harram të derdhet pa të drejtë.”

Nga Abdullahi transmetohet se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Nuk është e lejuar që të derdhet gjaku i myslimanit i cili dëshmon se nuk ka të Adhuruar tjetër i Cili e meriton të Adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmon se Unë jam i Dërguari i Allahut, vetëm se në tri raste; Personi i martuar i cili bën zina (marrdhënie intime të jashtëligjshme), ai i cili ka vrarëdhe ai cili e ka lënë/braktisur fenë e tij dhe është ndarë nga xhemati.”

A nuk e din ti o vëlla musliman i nderuar se nëse i vepron këto kundërshtime (të argumenteve) i ndihmon armiqtë e Allahut të Lartësuar për të realizuar planet dhe stategjitë e tyre, që të pengojnë dhe të dobësojnë muslimanët, që të merren (muslimanët) me njëri tjetrin dhe të mos arrijnë ata (muslimanët) në ditët e dikurshme të lavdishme?!

A mund të vij khilafeti i drejtë nga njerëz të cilët e urrejnë Sunnetin dhe pasuesit e Sunnetit, të cilët nuk tregojnë aspak mëshirë ndaj tyre (pasuesve të sunnetit)?!

A mund të ngrehet khilafeti/feja nga njerëz të cilët janë injorantë dhe të paditur rreth saj?!

Në një fjalë të urtë thuhet:
”Ai i cili e ka humbur diçka, nuk mund ta jap atë (që ka humbur).”

Tregohu i kujdesshëm dhe mos u fut në diçka dhe më pas të pendohesh kur është shumë vonë.

Dije dhe ji i bindur se khilafeti i drejtë do të vij, dhe rruga për të arritur tek ai është kthimi tek feja dhe pasimi/të hecurit në atë çfarë ishte i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe Sahabët e Tij (radijallahu anhum).

Rruga/mënyra që të ndryshoi gjendja, është ndryshimi i vetvetes.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

إِنَّ اللّهَ لاَ يُغَيِّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّى يُغَيِّرُواْ مَا بِأَنْفُسِهِمْ وَإِذَا أَرَادَ اللّهُ بِقَوْمٍ سُوءًا فَلاَ مَرَدَّ لَهُ وَمَا لَهُم مِّن دُونِهِ مِن وَالٍ

”Me të vërtetë, Allahu nuk ua ndryshon atë që kanë nga e mira në të keqe. Kur Ai don ta ndëshkojë një popull, s’ka kurrfarë pengese për te. Dhe ata, përpos Tij (Perëndisë), s’kanë kurrfarë ndihmësi.”

Allahu i ka premtuar atyre të cilët Adhurojnë vetëm Atë dhe nuk adhurojnë të tjerë përveç Tij dhe që punojnë vepra të mira, u ka premtuar atyre pushtet, qëndrueshmëri/forcë dhe siguri në tokë.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَعَدَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَيَسْتَخْلِفَنَّهُم فِي الْأَرْضِ كَمَا اسْتَخْلَفَ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ وَلَيُمَكِّنَنَّ لَهُمْ دِينَهُمُ الَّذِي ارْتَضَى لَهُمْ وَلَيُبَدِّلَنَّهُم مِّن بَعْدِ خَوْفِهِمْ أَمْنًا يَعْبُدُونَنِي لَا يُشْرِكُونَ بِي شَيْئًا وَمَن كَفَرَ بَعْدَ ذَلِكَ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ

”Allahu, u ka premtuar disave prej jush, që kanë besuar dhe që punojnë vepra të mira – se do t’i bëjë sundimtarë në Tokë, ashtu, si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur, dhe që do t’ua shndërrojë atyre – pas frikës, sigurinë. Ata, më adhurojnë Mua, e nuk më bëjnë shok asgjë. E, kush bën mohim pas kësaj, ata janë ngatërrestarë të vërtetë.”

Le t`i përmbahemi/realizojmë këto gjëra nëse e duam khilafetin e drejtë.

Allahu është ai i cili e jep suksesin.

E shkruajti artikullin në faqen e tij personale ne FaceBook
Pro.Dr Muhammed Ibn Umer Bazmul (Allahu e ruajttë!)
Anëtar i këshillit të mësimdhënies në Universitetin Ummul Kura në Mekke.

Shpërndaje: