Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ki frikë Allahun kudo që të jesh

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah_09-11-1434_0.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa njerëz ndodhë të mos bëjnë në mesin e njerëzve të tjerë, sepse kanë turp prej tyre, por në vetmi ata shkelin ndalesat e Allahut. Si duhet besimtari ta madhëroj Allahun me zemrën e tij në mënyrë që ai ta ketë frikë Allahun kur ai është i vetëm dhe me të tjerët?

Përgjigje: Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ki frikë Allahun kudo që të jesh.”

Nuk është e lejuar që të përmbahesh nga mëkatet kur je me të tjerët dhe të kundërshtosh Allahun kur ju i vetëm. Ki frikë Allahun kudo që të jesh. Sigurohu që ti frikësohesh Allahut gjithmonë. Nuk ka rëndësi nëse je me të tjerët apo vetëm. Allahu është me ty. Ai të sheh. Ti nuk duhet t’u frikësohesh njerëzve. Ti duhet ti frikësohesh Allahut (Azze ue Xhel):

أَتَخْشَوْنَهُمْ فَاللّهُ أَحَقُّ أَن تَخْشَوْهُ إِن كُنتُم مُّؤُمِنِينَ

”A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t’i frikësoheni Allahut, nëse jeni besimtarë.” 1

يَسْتَخْفُونَ مِنَ النَّاسِ وَلاَ يَسْتَخْفُونَ مِنَ اللّهِ وَهُوَ مَعَهُمْ إِذْ يُبَيِّتُونَ مَا لاَ يَرْضَى مِنَ الْقَوْلِ

”Ata fshihen (turpërohen) prej njerëzve, e nuk turpërohen prej Allahut, e Ai është me ta edhe kur planifikojnë fshehtas thënie me të cilat nuk është i kënaqur Ai.” 2

Ke parasysh se Allahu është me ty. Ki frikë Allahun. Nuk ka rëndësi nëse je me të tjerët apo vetëm:

إِنَّ الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُم بِالْغَيْبِ لَهُم مَّغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ كَبِيرٌوَأَسِرُّوا قَوْلَكُمْ أَوِ اجْهَرُوا بِهِ إِنَّهُ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِأَلَا يَعْلَمُ مَنْ خَلَقَ وَهُوَ اللَّطِيفُ الْخَبِيرُ

”Ata, që i frikësohen Zotit të vet kur janë vetëm, për ta ka falje dhe shpërblim të madh. E ju, fshiheni ose thuajeni fjalën tuaj haptas; s’ka dyshim se Ai e di çka fshihni në zemrat tuaja. A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.” 3


1 9:13

2 4:108

3 67:12-14

Shpërndaje: