Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kijameti do të ndodhë vetëm atëherë kur nuk do ketë njerëz të mirë në tokë

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Fetaua Islamijeh, 1\17

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Shpeshherë dëgjojmë se Kijameti nuk do ndodhë derisa Islami të mbizotëron në tokë. Gjithashtu dëgjojmë se Kijameti do vijë atëherë kur nuk ka njeri që thotë “La ilahe ilAllah – Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut”. Si mund të gjemë lidhjen mes këtyre dy deklaratave?”

Përgjigje: “Të dy deklaratat janë të sakta. Nga një transmetim i vërtetë thuhet se profeti صلى الله عليه و سلم ka thënë se çasti i fundit nuk do ndodhë derisa Isai i biri i Merjemes عليه السلام të cilin Allahu e shpëtoi nga e keqja, të zbresë në tokë, ta vrasë Dexhallin dhe derrin e më pastaj do ta thyej kryqin. Gjatë kohës së tij do ketë pasuri me bollëk. Ai do heqë dorë nga xhizja (haraçi që e paguajnë të pafetë) dhe do pranojë nga njerëzit vetëm Islamin ose shpatën. Allahu do t’i shfarosë të gjitha fetë gjatë kësaj kohe përveç Islamit, andaj dhe adhurimet do t’i kushtohen vetëm Atij. Kjo tregon qartë se vetëm Islami gjatë kohës së Isait عليه السلام do mbizotërojë në tokë dhe nuk do ketë asnjë fe tjetër pos kësaj feje.

Nga një transmetim tjetër i vërtetë thuhet se çasti i fundit do ndodhë vetëm atëherë kur në tokë ka vetëm njerëz të këqij. Allahu سبحانه و تعالى do dërgojë një erë të këndshme një kohë pas vdekjes së Isait عليه السلام dhe pasi dielli të lindë nga perëndimi. Kjo erë do të mbledhë shpirtrat e çdo besimtari dhe besimtareje, e më pas do mbeten gjallë vetëm njerëzit e këqinj mbi të cilët do të ndodhë Kijameti.”

Shpërndaje: